KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas AAK-së edhe LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës
Politikë

Pas AAK-së edhe LDK-ja e bën përgjegjës Kurtin për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës

Kosova News
Kosova News 15:20 -22/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Sipas Zemajt, ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e shëndetësisë, derisa e bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur të “vetëemëruar ministër të Shëndetësisë”.

Ky rast, siç thotë ish-ministri i Shëndetësisë, tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e shëndetësisë.

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur. Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se “përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë”.

“Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”, shtoi Zemaj.

Zemaj në fund përmendi edhe fenomenin e ikjes së mjekëve, duke theksuar se më shumë se 300 mjekë kanë ikur në dy vjet.

Rasti i mbrëmshëm tronditi vendin. Një foshnjë, e cila lindi pa shenja jete, dyshohet se u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës. Rasti kishte ndodhur një javë më parë. U suspenduan shtatë punonjës./eo/

Ndryshe, për rastin në fjalë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fajësoj kryeministrin Albin Kurti.

Rasti i rëndë në Pejë, Dreshaj i AAK-së thotë se përgjegjësia është te kryeministri

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 22/12/2022 22/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?