Kryetari i Komunës së Prisht9inës, Perparim Rama, ka shpërndarë një video aspak të zakontë të një qytetari i cili vandalizon infrastrukturën rrugore, duke tentuar t’i bëjë vend autobusit që është parkuar ilegalisht.
Sipas kryetarit Rama, Prishtina po bën çmos për të përmirësuar kushtet në trafik, teksa një sjellje e tillë është asapak e tolerueshme.
“Duhet ta duajmë, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë! Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit” ka bërë thirrje kryetari i kryeqytetit.
Ai ka thënë që duhet ndërmarrë masa.


