KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungojnë tre të akuzuar, shtyhet gjykimi për krim të organizuar
Siguri

Mungojnë tre të akuzuar, shtyhet gjykimi për krim të organizuar

Kosova News
Kosova News 15:16 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak të mungesës së të akuzuarve Valton Isufi, Artan Prebeza dhe Shkumbin Kadriu, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës ku të njëjtit, së bashku me të akuzuarit Driton Konushevci, Valton Isufi, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, po akuzohen për krim të organizuar.

Ndërsa, e akuzuara Klodiana Reka në cilësinë e arkëtares, në agjensionin financiar “Wester Union”, po akuzohet  për ndihmë në kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Në këtë rast të akuzuarit Isufi dhe Prebeza po akuzohen edhe  për armëmbajtje pa leje ndërsa i akuzuari Konushevci edhe për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Po ashtu në seancën e së hënës munguan edhe përfaqësuesit e ProCredit Bank, të cilët kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dërmaku ka njoftuar se dy të akuzuarit Isufi dhe Prebeza kanë qenë të njoftuar për seancën e sotme nga seanca e kaluar, mirëpo mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.

Ndërkaq, për të akuzuarin Kadriu, gjykatësja Dërmaku ka thënë se pasi që i njëjti ndodhet në Forenzikën e Psikiatrisë, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje në seancë, mirëpo nuk i dinë arsyet e mos zbatimit të kësaj urdhërese.

Meqenëse nuk kishte kushte për mbajtjen e gjykimit, seanca e radhës është caktuar për 15 shkurt 2023.

Gjykatësja Dërmaku ka deklaruar se për seancën e radhës gjykata do të lëshoj urdhër-arrest për të akuzuarit Isufi dhe Prebeza, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakzuës së ngritur më  20 korrik 2007, të akuzuarit Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim  Dobruna e Edon Bajrami që nga fillimi i vitit me qëllim të arritjes së përfitimeve të drejtpërdrejta të dobisë pasurore, kanë formuar grupin formular grupin kriminal të organizuar që do të merrej me aktivitete kriminale e që do të bashkëvepronte me hakerët e panjohur deri më tani të sistemeve kompjuterike bankare të shteteve të ndryshme.

Tutje në aktakuzë thuhet se të akuzuarit e lartcekur duke komunikuar përmes rrjetit në drejtim të sigurimit të pin-kodeve me xhirollogari bankare të personave të ndryshëm të dëmtuar nga shtetet e ndryshme me qëllim të falsifikimit të karteleve bankare duke futur në shiritat magnetik të tyre këto pin-kode me xhirollogari dhe të njëjtat të tërheqin shumat e ndryshme të parave nëpër bankomate, si dhe të blejnë gjëra të ndryshme nëpër supermarkete e gjithashtu të tërheqin shumat e ndryshme të parave përmes agjensionit financiar “Western Union”.

Më tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kanë bashkëvepruar me këta haker duke vënë kontakte komunikimi përmes internetit në sistemin e komunikimit “Chat- Rum” dhe massenger, ku janë marrë vesh që përmes agjensionit financiar “Waster-Union”, posa të tërheqin shuma të ndryshme të parave, ku një pjesë të tyre me përqindje të ua kthejnë këtyre hakerve. Në mënyrë që të fshehin burimin e vërtetë të transferit të këtyre shumave kinse janë duke u shitur dhe blerë programe të ndryshme kompjuterike. Me ç’rast kanë  bërë pastrimin e parave të pista.

Në aktakuzë thuhet se të gjithë të akuzuarit të lartcekur  me veprime kriminale të hyrjes në sistemet kompjuterike bankare, falsifikimit të kartelave bankare dhe tërheqjes së shumave të ndryshme të parave  në emër të personave të dëmtuar përmes agjensionit financiar “Western Union” që operon në Kosovë, kanë përfituar dobi pasurore-financiare  të drejtpërdrejtë në shumën e përgjithshme prej 198,454.10 euro.

Me këtë, sipas aktakuzës të akuzuarit e lartcekur po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar”, nga neni 274 par 1, lidhur me 23 të KPPK-së lidhur me veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 264 par 2 të KPPK-së, “Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit”, nga neni 248 par 3 të KPKK-së dhe “Pastrimi i parave”, nga neni 10.2 nën paragrafi a),b),d) dhe e) të Rregullores së ULMIK-ut nr.2004/2, Mbi pengimin e pastrimit 0074ë parave dhe veprave tjera penale.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës e akuzuara Klodiana Reka gjatë periudhës kohore nga mesi i vitit 2005-korrik 2006,  deri sa ka punuar në cilësinë e arkatares, në agjensionin financiar “Wester Union”, në Prishtinë, me dashje në disa raste i ka ndihmuar të akuzuarit Konushevci, Gërbeshi  dhe Dobrunës, në aktivitet e tyre kriminale gjatë tërheqjes dhe dërgimit të shumave të ndryshme të parave  që i kanë realizuar në bashkëkryerje me hakerët e panjohur të sistemeve kompjuterike bankare.

Tutje në aktakuzë thuhet se e akuzuara Reka në 16 raste edhe në emrin e saj, personal e për interes të të akuzuarve Konushevci, Gërbeshi  dhe Dobrunës i ka pranuar dhe transferuar  shumat e parave në vlerë të përgjithshme prej 7,544.88 euro, nga personat e imagjinuar nëpër shtete të ndryshme, ku për këtë shërbi të kryer është shpërblyer nga të akuzuarit me para si me 30 euro dhe 50 euro.

Me këtë, sipas aktakuzës Reka ka kryer veprën penale “Ndihma”, nga neni 25 i KPPK-ës në kryerjen e veprës penale “Krim i organizuar”, nga neni 274 par 1, lidhur me 23 të KPPK-së lidhur me veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 264 par 2 Të KPPK-së, “Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit”, nga neni 248 par 3 të KPKK-së dhe “Pastrimi i parave”, nga neni 10.2 nën paragrafi a),b),d) dhe e) të Rregullores së ULMIK-ut nr.2004/2, Mbi pengimin e pastrimit 0074ë parave dhe veprave tjera penale.

Kurse, në dispozitivin e tretë të aktakuzës i akuzuari Konushevci po akuzohet se prej kohës së pavërtetuar  e deri më 26 korrik 2006, në banesën e tij në Prishtinë, pa autorizim ka mbajtur në posedim 9 qese të plastikës të mbushura me substanca narkotike të tipit marihuanë me peshë përgjithshme prej 70,97 gramë, me qëllim të shitjes.

Me këtë sipas aktakuzës i akuzuari Konushevci po akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike”, nga neni 229 par 1 të KPPK-së.

Ndërkaq sipas aktakuzës i akuzuari Isufi po akuzohet se prej periudhës së vitit 1999 deri më 28 korrik 2006, në banesën e tij në Prishtinë, pa leje valide për mbajtje të autorizuar të armëve, mbajti në pronësi revolen e markës “Bllo-11”.

Me çka, sipas aktakuzës i akuzuari Isufi po akuzohet ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, par 2 të KPPK-së.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i akuzuari Prebeza prej kohës së pavërtetuar e deri më 28 korrik, në banesën e tij në Prishtinë, pa leje valide për mbajtje të autorizuar të armëve, mbajti në pronësi revolen e markës  së panjohur të kalibrit 7.65 mm.

Me këtë. sipas aktakuzës, i akuzuari Prebeza po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, par 2 të KPPK-së.

Gjithashtu lexoni:

87 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2553 gjoba

Aksion i përbashkët në Gjilan dhe Viti: Kontrollohen 35 auto parkingje, evidentohen shkelje

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”

Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?