KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri
Lajme

KQZ-ja nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Kosova News
Kosova News 19:53 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje mbrëmjen e kësaj të premte për të diskutuar nëse duhet të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.

Në këtë takim është marrë vendim që të mos rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin anëtari i Komisionit, Arianit Elshani.

“Takimi është mbajtur. KQZ nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve”, ka thënë shkurt ai.

Në anën tjetër, nga Presidenca të premten kanë thënë për Telegrafin se presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga KQZ-ja për të marrë vendim për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore.

“Presidentja Osmani dje e ka shpjeguar procedurën që ndiqet në raste të tilla. Ne jemi në pritje të raportit nga KQZ-ja”, ka thënë këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Komunat në veri të Kosovës janë pa kryetar qysh nga fillimi i nëntorit.

Ata dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Bazuar në Ligjin për zgjedhjet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Por, mbajtja e këtyre zgjedhjeve u vu në pikëpyetje pas incidenteve të ditëve të fundit në veri. Subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe i ka bojkotuar ato.

Autoritetet thanë se do të marrin vendim rreth tyre pas vlerësimeve të organeve të sigurisë në Kosovë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkuan që të shtyhen deri në stabilizimin e situatës.

Gjithashtu lexoni:

Policia arreston një të dyshuar, për sulmin ndaj gjinekologut në Prishtinë

Sot vihet guri themeltar për banimin e përballueshëm në Pejë

Nga sot vetëm një kontroll edhe në pikën kufitare Glloboqicë-Jazhincë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një mjet i pashpërthyer, në Han të Elezit
11:08 -28/05/2025
Policia arreston një të dyshuar, për sulmin ndaj gjinekologut në Prishtinë
10:48 -28/05/2025
Kosova gati të mirëpresë garat botërore të pingpongut
10:46 -28/05/2025
Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për dhunim
10:36 -28/05/2025
Peci reagon pas intervistimit nga prokuroria: Kam vepruar në shërbim të qytetarëve
10:11 -28/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?