KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku: Nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e “Sunny Hill”
Kulturë

Çeku: Nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e “Sunny Hill”

Kosova News
Kosova News 16:57 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se nuk janë ndërprerë kontaktet me organizatorët e festivalit “Sunny Hill” dhe se janë të gatshëm që të diskutohet edhe më tej shfrytëzimi i tokës ku është paraparë mbajtja e festivalit nga 4 deri më 7 gusht.

Pas ndarjes së çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Muslim Mulliqi”, ministri Çeku është shprehur i zhgënjyer, siç u shpreh ai, që kjo çështje ka marrë dimension të panevojshëm politik.

“Unë kam thënë që në parim çështja e ndarjes së tokës për një periudhë kaq të gjatë, nuk duhet të bëhet në ngut ose të ndonjë lloj presioni vendimmarrje të bazuar, që në fund të matim dhe ta vlerësojmë në mënyrën e duhur interesin publik dhe aty ku ka interesa private në raste të caktuara. Ne kemi qenë në komunikim me organizatorët e festivalit të “Sunny Hill” dhe si MKRS ju kemi ofruar që të shërbejmë si pikë referente për të gjithë ministritë që ata kanë punë”, ka thënë Çeku.

Ai ka mohuar të ketë pasur Qeveria e Kosovës propozim për çështjen afatgjate të shfrytëzimit të tokës, por shtoi se kanë kërkuar që të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

“Nuk do të duhej të ishte shkas, as ndonjë arsyeje e mjaftueshme një çështje të cilën kemi thënë ta ri mendojmë, çështjen afatgjate të marrjes së asaj toke. Për ta bërë një lëvizje kaq të shpejtë, sepse vetëm para disa ditësh ne ishim duke diskutuar këtë çështje me ta. Dhe u duk se kishte një pranim për ta rimenduar për çështjen afatgjate të kontratës së kësaj toke. Dhe kaluan shumë pak ditë dhe ndodhi kjo që u paralajmërua dje”, ka deklaruar ai.

Çeku u shpreh i zhgënjyer që festivali “Sunny Hill” dhe emri i këngëtares Dua Lipa kanë marrë dimension të panevojshëm politik.

“Kontaktet nuk janë ndërprerë asnjëherë, ne jemi në komunikim dhe gjithsesi po vazhdojmë t’iu tregojmë që qëndrojmë pas gjitha zotimeve që i kemi ofruar nga fillimi. Unë besoj që një organizim i kësaj natyre është më i madh se të gjithë ne, sepse është për vendin tonë, për promovimin ndërkombëtar të vendit tonë. Nuk besoj që duhet të reduktohet në çështje të vogla ose të bëhet çështje e debateve politike. Jam thellësisht i zhgënjyer që po merr edhe një dimension politik të panevojshëm”, tha Çeku.

Më tej, tha se duhet të vazhdojnë të insistojnë si qeveri që ta mbrojnë imazhin e këngëtares Dua Lipa.

“Duhet të vazhdojnë të insistojmë si qeveri, si institucione, si shoqëri, si Kosovë që pikë së pari ta mbrojmë figurën e Dua Lipës. Një personaliteti të veçantë për vendin tonë që ka bërë shumë dhe ka kontribuar shumë për Kosovën. Ta shmangim çfarëdo politizimi ose të përfshirjes së emrit të saj në debatet politike dhe dua ta rikonfirmoj gatishmërinë edhe të ministrisë që drejtoj, por edhe për shkak të komunikimit me qeverinë, që jemi shumë të interesuar ta vazhdojmë bashkëpunimin me “Sunny Hill”. Jemi shumë të gatshëm, siç kemi qenë deri në minutë të fundit, që t’i qëndrojmë prapa zotimeve tona që t’iu plotësojmë të gjitha kërkesave”, ka përfunduar Çeku.

Ai tha se janë të gatshëm që të diskutojnë edhe më tej çështjen e ndarjes së parcelës së kërkuar për organizimin e këtij festivali.

Dje zyrtarisht u njoftua se “Sunnyhill” do të zhvendoset në Tiranë, për shkak të vonesave të shumta administrative për lokacionin. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Aksion te liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave pa leje

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

TAGGED: Dua Lipa, festivali, kontaketet, ministri
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?