KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtimja aktivizon ekip profesional për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara
Arsim

Shtimja aktivizon ekip profesional për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kosova News
Kosova News 22:20 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Shtimes ka angazhuar një ekip profesional të përbërë nga pedagogë e psikologë, për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Synimi i kësaj ndërmarrjeje është që ata të mund të integrohen në shoqëri, duke u përfshirë në shkolla me bashkëmoshatarë të tyre. Deri më tash, ky ekip ka identifikuar gjithsej 26 fëmijë të këtillë, por një pjesë e prindërve të tyre po e kundërshtojnë vlerësimin e komisionit.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Shtimes ka themeluar një ekip të veçantë prej pesë anëtarësh, të përbërë nga pedagogë e psikologë, për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për integrimin e tyre në shoqëri nëpër shkolla.

Ky ekip ka për qëllim që t’i bëjë vlerësimin dhe rivlerësimin e këtyre fëmijëve. Krahas nxënësve nëpër shkolla, ekipi profesional ka identifikuar edhe katër fëmijë me aftësi të kufizuara në çerdhen publike në Shtime.

Mirëpo, drejtori i Arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, ka thënë se ekipi është përballur me telashe, meqë një pjesë e prindërve nuk pranojnë që fëmijët e tyre kanë probleme dhe se janë me aftësi të kufizuara.

“Në bazë të të dhënave që i kemi marrë nga ekipi, i cili është duke punuar në terren, është e vërtetë se ka prindër që nuk pranojnë të bashkëpunojnë me ekipin për shkaqe të ndryshme, megjithëse është numër i vogël. Unë kisha apeluar te secili prind që ta ndihmojë këtë ekip, sepse kjo bëhet në të mirën e fëmijëve. Andaj, nëse bashkëpunojnë do të arrijnë si të gjithë fëmijët në procesin arsimor”, ka thënë Sahiti.

Besnik Shala, koordinator i ekipit, ka thënë se puna nuk mund të kryhet pa pëlqimin nga prindërit.

“Ky proces nuk realizohet pa pëlqimin e prindit, përkatësisht prindërve, ndërkohë, pasi që kemi konstatuar si procedurë se rasti është i kompletuar, kemi evidentuar 26 kërkesa që kanë nevojë për vlerësim dhe jemi duke punuar që nga data 15 nëntor dhe kemi realizuar diku 12 vlerësime”, ka deklaruar Shala.

Psikologia Bedrije Amrushi-Arifi ka bërë të ditur se me anë të punës së ekipit është hasur edhe në disa raste kur fëmijët kanë hezituar që t’i pranojnë mes tyre fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Fillimi është me rezistencë në pranim, mirëpo me trajnimin e mësimdhënësve për gjithëpërfshirje, për fëmijët me aftësi ndryshe, pastaj me punën e gjithë akterëve të shkollës si asistentë, mësues mbështetës dhe të gjitha këto të tjera, punohet me këta nxënës që brenda muajit të përshtaten fëmijët për t’i pranuar këta fëmijë në shoqëri”, ka thënë Amrushi-Arifi.

Lidhur me problematikën, prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara nëpër shkolla të Shtimes, nuk kanë pranuar që të flasin/koha/

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?