KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet Projektligji për pagat, kostoja buxhetore 745 milionë euro
Ekonomi

Miratohet Projektligji për pagat, kostoja buxhetore 745 milionë euro

Kosova News
Kosova News 14:32 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me gjithë kritikat e deputetëve të opozitës, Komisioni për Administratë Publike, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar Projektligjin për paga.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kosotoja buxhetore e Projektligjit do të jetë 745 milionë euro

Sveçla ka arsyetuar Projektligjin, duke thënë se kur flasim për administratë profesionale nuk mund ta shohim Ligjin për paga të ndarë me atë për zyrtarët publikë. “Pagat në sektorin publik aktualisht rregullohen me afro 60 akte nënligjore. Kjo lejon hapësirë për çfarëdo lloj vendimesh arbitrare. Ky ligj krijon sistem të unifikuar të pagave. Në pajtim me programin tonë qeverisës, ligji pagave e rregullon praktikën e dallimit të madh të pagës më të lartë dhe asaj më të ulët”, ka theksuar Sveçla.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka pyetur lidhur me kosoton buxhetore të Projektligjit. Sipas tij është gabim që me këtë Projektligj nuk është përckatuar vlera e koeficinetit të pagës.

“Nuk ka vendosje të shumës së koeficientit e dimë që është lënë në domenin e ministrit të financave por kjo lejon një lloj pasigurie të sistemit publik. Duhet të vendoset që në kohë të fushatave të mos ketë lëvizje. Pagat e kryetarëve të komunave do të dallojnë varësisht prej banorëve nëpër komuna. A do të thotë që edhe për shërbyesit civilë do të ketë pagë më të vogël nëse bëjnë pjesë në një komunë me më pak banorë”, ka theksuar Lushtaku.

Duke iu përgjigjur Lushtakut, Sveçla ka thënë se kostoja buxhetore e Projektligjit do të jetë 745 milionë.

Opozita kundër konkurrencës për punë në institucione, kundërshton Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Ai ka theksuar gjithashtu se koeficientin ministri i financave vetëm mund ta propozojë, por se ai duhet të miratohet në Kuvend.

“Për sa i përket pagave të ndryshme jemi dëshmitarë se ka pagë të njëjtë, jo për punë të njëjtë. Se shembull kur e marrim kryetarin e Prishtinës ka pagë të njëjtë me një kryetarë komune qe lirisht mund t’i themi se është fshat. E për zyrtarët nuk do të ketë dallim në pagë sepse në komunat me më shumë banorë ka zyrtarë më shumë për shërbimet që kryhen. Vlerën e koeficientit se miraton ministri i financave, ai mund ta propozojë, por miratimin e ligjit për buxhetin e bën Kuvendi”, ka theksuar Sveçla.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka pyetur nëse pagat e policëve të dorëhequr dhe të drejtorit të suspenduar të Policisë në veri, Nenad Gjuriq, janë ndalur.

Ministri Sveçla, ka theksuar policëve që nuk kanë shkuar në punë u janë ndërprerë pagat.

“Pagat janë kompensim për punën që një punëtor i shtetit e realizon. 80 nga ta tashmë Policia e Kosovës i ka larguar nga shërbimi duke qenë se kanë pasur lëndë dhe procedura të hapura qoftë disilplinore qoftë penale. Janë 441 zyrtarë policorë që janë duke u kontaktuar me kërkesën që të deklarohen se kjo dorëheqje a është për shkak ë presioneve qoftë fizike psikike apo të natyrave tjera”, ka theksuar Sveçla.

Ai ka deklaruar se është një afat prej 1 muaji, kur zyrtari duhet të deklarohet për dorëheqjen dhe t’i dorëzojë veshjet. Në këtë rast, Sveçla ka thënë se mbyllet marrëdhënia e punës për ta. “80 janë larguar, e janë 441 të cilët janë duke u kontaktuar nga Policia e Kosovës për deklarim. Por për të gjithë pagat janë ndalur”, ka theksuar Sveçla.

Për drejtorin e suspenduar, Nenad Gjuriq, Sveçla ka thënë se meqë është i suspenduar, ai vazhdon të paguhet me 50 për qind të pagës dhe se ai nuk ka ofruar dorëheqje. “Kjo do të bëhet deri në një vendim tjetër të Policisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
18:48 -07/06/2026
Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg
18:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?