Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot ka mbajtur mbledhje, me ç’rast edhe është bërë shqyrtimi në parim i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Në këtë komision i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili është përgjigjur në pyetjet e deputetëtve.
I pari që doli kundër hapjes së konkurrencës ishte deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili tha se me këtë projektligj, Qeveria i ka bërë pozitat udhëheqëse me mandat. Sipas tij, rrezikon profesionalizmin dhe gatishmërinë e shërbyesve civilë.
“Sot kemi para vetes një projektligj që po e tregoj me një mesele ministër. Në një kohë kur gjyshi i tregon nipit për Luftën e Dytë Botore se si kanë shpëtuar. I thotë disa i pushkatojshin disa i përdhunojshin. Nipi e pyet, po ty gjysh a të pushkatuan a të përdhunuan. Gjyshi tha mu më pushkatuan. Edhe ti me këtë ligj bashkë me qeverinë i keni pushkatuar nëpunësit publikë. Kemi shkelje flagrante të drejtat e nëpunësve publikë. Në parim çdo rregull, princip edhe i SIGMA-s është i shkelur. Kemi informacion që janë shkarkuar dy tri herë grupet punuese derisa ju keni pranuar një dokument çfarë ju e dëshironi. Sepse s’keni marrë parasysh mendimet profesionale”.
Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk e voton projektligjin dhe e kundërshton atë deri në çuarjen në Kushtetutese.
Kurse, ministri Sveçla i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nuk ka kohë për mesele.
“Unë nuk kam kohë për mesele. Sa të jem ministër i administratës do të punoj për administratë por nuk kam kohë për këso meselesh. Ju lus ta kapitalizoni debatin e t’i leni anash këto mesele fyese. Por nuk është e çuditshme kjo”, ka thënë Sveçla.
Tutje ministri ka treguar se projektligji “ka sistem të karrierës e jo betonim”.
“Persona të caktuar në administratë pavarësisht ngecjeve në rezultate edhe penzionohen. Askush nuk ua mohon të drejtën për punë në administratë. Mandatin e parë të cilin e fiton mund ta vazhdojë nëse ka performancë të mirë. Administrata nuk është duke performuar kënaqshëm për sfidat që po ballafaqohemi. Prandaj edhe e kemi këtë reformë”, ka thënë ai.
Kurse Lushtaku ndërkohë i ka ngritur edhe disa pyetje.
“Unë e mora si metaforë me ketë projektligj sepse po i pushkatoni dhe po i dhunoni administratën. Ministër unë të pyeta konkretisht sa grupe punuese janë bërë për hartimin e këtij projektligji, sa grupe punuese janë ndërru, a e kanë kundërshtuar shërbyesit civilë”.
E Sveçla ka thënë se pyetjet janë të paqena.
“Pyetjet janë të paqena. Raporti progresit për administratën kur ju keni qenë në pushtet flet për nepotizëm e korrupsion. Në 2008, njëjtë në 2009-2011-2014-2016-2018 ndikimi politik vazhdon të jetë brengë serioze e në 2022 nuk ka qenë fare. Reforma duhet të ndodhë. Ka pasur vetëm një grup punues që është taku 45 herë për punën e tij për këtë ligj”.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se reformat janë të domosdoshme, por doli kundër ligjit të ri që hap mundësinë e konkurrencës më të madhe për vende pune në institucione.
“Me anë të këtij ligji është lënë hapësirë që politika të ndikojë. 20 e sa vjet kemi punuar me ndërkombëtarët që të krijojmë vijë ndarëse me mure kineze që të mos ndikojë politika dhe kjo ka funksionuar siç duhet. Këtë e kemi arritur bukur me mund. Me këtë ligj jo që kemi hyrë në reformë por në dereformë që do të shkaktojë mjaft probleme. Ajo që e kam vërejtur këtu që për 1600 zyrtarë të lartë ky ligj lë hapësirë të përzihet drejtpërdrejtë politika. Pajtohem që asnjë reformë si bije çdokujt tamam. Por ky ligj lë që politika të përzihet. Neni 46,66,98 vendosin kontroll të plotë politike. I bën që zyrtarët o të pranojnë diktate politike o të prishin kontratën”.
Fundi i pozitave të përjetshme në institucione të Kosovës – Hapet konkurrenca, REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë
Pas hartimit dhe dëgjimeve publike tashmë Ligji i ri për zyrtarët publikë ditë më parë është votuar nga Qeveria e Kosovës dhe tani po ndjek rrugën për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës. Kështu me miratimin e tij i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.
Nisma e Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e një ligji për reformën e administratës shtetërore deri tani ka marrë përkrahje nga një pjesë e shoqërisë, kurse një pjesë tjetër, sidomos ajo e opozitës e ka kritikuar
Gjithçka që parasheh Ligji i ri për punësimet në institucione e gjeni në linkun më poshtë: