KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
Politikë

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  

KosovaNewss
KosovaNewss 18:48 -07/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Interesimi i qytetarëve për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka qenë dukshëm më i ulët krahasuar me dy proceset e fundit zgjedhore, ndërsa deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime ka arritur rreth 29 për qind.

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) tha se procesi zgjedhor po zhvillohet përgjithësisht i qetë, megjithëse janë evidentuar vështirësi në vendvotime, raste të votimit me asistencë, përdorim të dokumenteve të skaduara dhe fotografim të votës.

Eugen Cakolli nga DnV tha se dalja në zgjedhje është rreth 10 për qind më e ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Dy orë para mbylljes së vendvotimeve, të dhënat nga terreni tregojnë që interesimi i qytetarëve për të votuar është i ulët, ndërsa procesi në përgjithësi po rrjedhë i qetë. Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 është rreth 29%. Sa për krahasim, dalja në votime në kohën e njëjtë në dy palë zgjedhjet e kaluara parlamentare të mbajtura gjatë 2025 ishte rreth 39%, pra 10% më e lartë”, tha ai.

Sipas tij, komunat me shumicë serbe kanë regjistruar pjesëmarrjen më të lartë në votime.

“Regjionet me dalje më të madhe janë komunat me shumicë serbe (42%), pasuar nga rajoni i Prishtinës ku dalja është 33%. Dalje më e vogël në zgjedhje është regjistruar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, 23% respektivisht 24%”, tha ai.

Cakolli tha se gjatë ditës janë raportuar probleme me vendosjen e votuesve në vendvotime joadekuate.

“Edhe në pjesën e dytë të ditës, ka pasur mjaft raste kur votuesit janë gjendur në vendvotime joadekuate. Nga hapja e vendvotimeve deri në orën 17:00, këto vështirësi janë raportuar në 65% të vendvotimeve, me deri në 10 raste. Në rajonin e Prishtinës dhe Pejës kjo dukuri ka qenë e shprehur edhe deri në 30 raste (në 12% të vendvotimeve)”, tha ai.

Ai foli edhe për votimin me asistencë, duke thënë se fenomeni ka qenë i pranishëm në më shumë se gjysmën e vendvotimeve.

“Trendi i votimit me asistencë që nga mëngjesi ka mbetur përgjithësisht i njejtë, pra 0.2%, ndonëse është i përhapur në 55% të vendvotimeve. Rreth 78% të këtyre rasteve lidhen me asistimin e votueseve gra”, tha ai.

“Votimi me asistencë nuk po evidentohet në 6% të vendvotimeve, deri në 10 raste. Komisionerët në mbi 65% të vendvotimeve kanë vazhduar të kërkojnë dokumente mjekësore nga të gjithë qytetarët që kanë kërkuar të votojnë me ndihmën e dikujt tjetër. Për më tepër, në 45% të vendvotimeve nuk kanë lejuar që të votohet me asistencë pa dokumente mjekësore, përkundër insistimit të votuesve, sidomos në Prishtinë”, tha ai.

DnV raportoi edhe raste të votimit me dokumente të skaduara dhe fotografim të votës.

“Deri në orën 17:00, raste të votimit me dokumente me afat të skaduar janë hasur në 25% të vendvotimeve, deri në 4 raste”, tha ai.

“Deri në orën 17:00, raste të fotografimit të votës kanë qenë gjithsej 25, të hasura në 4% të vendvotimeve”, tha ai.

Sipas Cakollit, policia ka trajtuar në mënyrë profesionale rastet e raportuara për tentim votimi në emër të familjarëve.

“Është raportuar edhe për disa incidente që kanë të bëjnë me tentime për të votuar në emër të familjarëve të tyre, por që të gjitha janë trajtuar nga policia në mënyrë profesionale”, tha ai.

Në fund, DnV u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime para mbylljes së vendvotimeve.

“Tani kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbyllje të vendvotimeve, DnV u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja në zgjedhje përveç që është e drejtë themelore, është edhe përgjegjësi dhe mjet i fuqishëm për të ndikuar në drejtimin e qeverisjes së vendit”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Dalin rezultatet e para

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave

KosovaNewss 07/06/2026 07/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!
20:01 -07/06/2026
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?