KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike vetëm javën e fundit të nëntorit
Ekonomi

KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike vetëm javën e fundit të nëntorit

Kosova News
Kosova News 16:37 -01/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm javën e fundit të muajit nëntor KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike. Se sa janë rritur çmimet tregon fakti që nëse krahasojmë me të gjithë muajin nëntor të vitin 2020, importi i energjisë elektrike ka qenë 2.3 milionë euro. Pra, sivjet importi i një jave po kushton 4 milionë, kurse para dy vitesh ka kushtuar rreth 500 mijë euro një javë apo 8 fish më pak.

Kjo ka ndodhur pasi çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë javën e fundit. Për energjinë e kohës së pikut, nga rreth 250 euro për megavat/orë kanë arritur në 475 euro për megavat/orë, pra gati dyfishim në krahasim me javët më herët.

Shifrat e tilla rrisin paparashikueshmërinë dhe thellojnë gjendjen emergjente në të cilin ndodhet sistemi elektroenergjetik i Kosovës tash e më tepër se një vit, krizë kjo e importuar nga jashtë, që më së keqi ka goditur Evropën.

Zgjidhja e vetme në këto rrethana mbetet kursimi sa më i madh i energjisë elektrike, në mënyrë që efektet e importit të ndihen sa më pak. Kosova prodhon deri në 800 MW/h, ndërsa gjatë fundit të nëntorit kërkesa vazhdimisht ka arritur në mbi 1000 MW/h. Pra, qysh tash nevojitet import i latë për ta mbuluar gepin ndërmjet prodhimit dhe konsumit.

KEDS/KESCO në vazhdimësi po angazhohen që përmes fushatave dhe takimeve me akterë të ndryshëm, të informojmë konsumatorët se si mund të kursejnë, duke përfshirë kështu konsumatorët shtëpiakë, shkollat, qendrat tregtare, industrinë, dyqanet e vogla, gastronominë e institucione të ndryshme.

Por, efektet duhet të jenë më të larta pasi, pos rritjes së çmimit në berzat ndërkombëtare, konsumi javën e fundit të nëntorit është rritur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pra, pavarësisht kampanjave të panumërta për kursim dhe subvencioneve nga qeveria për ta stimuluar kursimin, javën e fundit, kur u ftoh koha, u pa që nuk ka ulje, por rritje të konsumit në krahasim me fundnëntorin e vitit 2021. Rritja mund të jetë edhe më e madhe me uljen e mëtutjeshme të temperaturave, pasi një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kanë zgjedhur si alternative ngrohjen me energji elektrike. Kjo po ndodhë, pavarësisht faktit kur dihet se ngrohja me energji elektrike është një prej sfidave më të mëdha.

Gjithsesi, ndonëse me shumë vështirësi dhe pengesa të vazhdueshme që kemi gjatë rrugës, ne po mundohemi të bëjmë më të mirën, ani pse financat tona po shteren me trendin e rritjes së çmimit të importit në berzat ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 01/12/2022 01/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?