Ngrohtorja e qytetit “Termokos” sonte është ndriçuar me ngjyrë portokalli.
Kjo ngjyrë e shëndriti Tymtarin e Termokosit si shënjë senzibilizimi kundër dhunës me bazë gjinore.
Pamje të Termokosit ka ndarë edhe kryeshefi ekzekutiv i kësaj Ndërmarrjeje Publike, Fisnik Osmani.

“Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore! Sonte, Termokos u bë portokalli – pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”” shkroi Osmani në Facebook.
Kjo është pamja e Tymtarit.