KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama paralajmëron ta dërgojë në Kushtetuese buxhetin e 2023-tës
Ekonomi

Rama paralajmëron ta dërgojë në Kushtetuese buxhetin e 2023-tës

Kosova News
Kosova News 17:39 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komunës së Prishtinës mund t’i merren 38 milionë euro të cilat nuk u shfrytëzuan nga udhëheqësit lokalë, por u bartën nga viti në vit.

E njëjta mund të ndodhë me të gjitha komunat nëse miratohet projektbuxheti për vitin 2023, i cili në nenin e 6 thotë se: “të gjitha të hyrat vetanake të komunave të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se 38 milionët e bartura para se ai të bëhej kryetar u takojnë qytetarëve të Prishtinës dhe duhet të mbesin për projekte të komunës.

“Të hyrat vetanake të kryeqytetit janë prej taksave të qytetarëve të kryeqytetit dhe duhet të jenë të destinuara për projekte të kryeqytetit. Ato nuk mund të tjetërsohen, të shkojnë në nivel qendror dhe të shkojnë në komuna të tjera. Ne kemi projekte të lidhura me këto të hyra dhe çka do të ndodhë me këto plane nëse paratë tjetërsohen”, ka deklaruar ai.

Rama kërkon nga deputetët që të mos e kalojnë projektbuxhetin me këtë pikë, duke thënë se me të shkelet Ligji për financat e pushtetit lokal dhe Kushtetuta e vendit, e cila të drejtën e menaxhimit të të hyrave vetanake ua lejon komunave.

Kryetari i Prishtinës thotë se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese nëse buxheti kalon në Kuvend.

“Është kundërkushtetuese dhe nëse kalon, ne do të shkojmë në Kushtetuese. Iu kemi bërë thirrje të gjithë deputetëve të mos e kalojnë se është kundërligjore dhe është kundër kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës. Ato fonde duhet të mbesin në Prishtinë”, ka theksuar Rama.

Vendim antiligjor që bie ndesh me dy ligje në fuqi e ka quajtur projektbuxhetin Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Udhëheqësi i tij, Sazan Ibrahimi, ka thënë se një veprim i tillë e shkel autonominë e komunave dhe nuk ka logjikë që taksat e qytetarëve të një komune të shkojnë si investime në një komunë tjetër.

“Qeveria tenton t’i marrë dhjetëra miliona euro nga komunat. Fajin për mosshpenzim të buxhetit nga Komunat e mban edhe Qeveria, e cila e vonoi funksionalizimin e bordit të OSHP-së, si dhe ka ndaluar komunat të bëjnë rishikim të buxhetit. Asnjë komunë nuk mund të shpenzojë buxhetin në 100%”, ka thënë Ibrahimi.

Por në seancën e Kuvendit të mbajtur ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nuk mund të lejojnë qe mjetet të barten pafundësisht nga viti në vit duke sqaruar se bëhet fjalë për mjetet e grumbulluara para vitit 2022.

“Ne kemi rritur buxhetin e komunave në 660 milionë euro. Ky nen sqaron keqkuptimet e të kaluarës. Mjetet do të vazhdojnë të barten. Pra ato të vitit aktual barten në vitin 2023. Mund të jetë 10 centë që janë bartur nga viti 2018 dhe ato nuk mund të barten pafundësisht sepse janë bartur një herë. Ky është dallimi, nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje dhe vetëm sqarim për mjetet e bartura”, është shprehur Murati.

Projektligji për buxhetin ka kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvend dhe si afat të fundit për miratim ka 31 dhjetorin.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?