Një pjesë e Prishtinës që është e lidhur në ngrohtoren e “Termokosit”, ka mbetur pa furnizim që nga të hënën mbrëma, ka njoftuar kryeshefi i këtij institucioni, Fisnik Osmani.
Ai deklaroi të martën se kjo ka ndodhur për shkak të një dëmtimi, derisa tha se është duke u punuar për t’u rregulluar, raporton koha.
“Kemi probleme me ngrohje, nga ora 23:00. Jemi duke punuar për ta rregulluar. Problemi është tek ne dhe jo në KEK. Po punojmë dhe shumë shpejt do ta rregullojmë”, u shpreh ai.


