KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëm 2.7 për qind e buxhetit të vitit të ardhshëm është ndarë për sistemin e drejtësisë
Ekonomi

Vetëm 2.7 për qind e buxhetit të vitit të ardhshëm është ndarë për sistemin e drejtësisë

Kosova News
Kosova News 20:59 -19/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e përgjithshme e buxhetit të vitit të ardhshëm nuk është reflektuar në rritjen e buxhetit për drejtësi, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga partia në pushtet dhe Qeveria,.

Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin program kjo parti kishte garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, premtohej mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë. Kjo, kryesisht, me qëllim të rritjes së kapaciteteve humane dhe profesionale në sistemin e drejtësisë.

Më 28 tetor, në mbledhjen e 103-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2023, shpenzimet e së cilit kapin vlerën prej rreth 3 miliardë e 212 milionë euro. Vetëm 2.7% e buxhetit të përgjithshëm i është kushtuar sistemit të drejtësisë. Në raport me përqindjen në pjesëmarrjen e buxhetit të përgjithshëm në shpenzime, është më i ulët se në vitin paraprak.

Projektligji është proceduar në Kuvend dhe pritet të diskutohet dhe miratohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e re të Parlamentit.

Sipas këtij projektligji, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të kenë buxhet më të lartë sesa në vitin paraprak. Këshilli Prokurorial (KPK) do të ketë buxhet më të ulët sesa në vitin paraprak. Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) do të ketë rreth 12 mijë euro më shumë buxhet sesa në vitin e 2022.

Në raport me shpenzimet buxhetore, përqindja totale në buxhet për sistemin gjyqësor, sistemin prokurorial, Ministrinë e Drejtësisë dhe AKK-në, sipas këtij projektligji, është më e ulët sesa në buxhetin për vitin 2022.

Sipas shtojcës 1 nga buxheti vjetor prej rreth 2 miliardë e 492 milionë euro për vitin 2023 për të gjitha institucionet, pjesëmarrja totale në buxhet e Ministrisë së Drejtësisë, KGjK-së, KPK-së dhe AKK-së përbën 3.47% e këtij buxheti. Pra, nëse e krahasohet me buxhetin e vitin 2022, kjo përqindje i bie se sipas projektligjit është më e ulët, pasi në buxhetin e vitit 2022 kjo përqindje ka qenë 3.7%.

Po ashtu, nëse merret për bazë totali i shpenzimeve të parashikuara prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, atëherë pjesëmarrja e katër institucioneve përbën 2.7% e shpenzimeve të buxhetit. Pjesëmarrja në buxhetin e vitit 2022 në raport me shpenzimet e planifikuara ishte 2.9 %.

Medina Kadriu, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se rritja e buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë rrjedhë nga fakti se tanimë pjesë e kësaj Ministrie është edhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

“Ministria e Drejtësisë, ka planifikuar të ketë buxhet për vitin 2023 në shumën prej rreth 36 milionë euro i cili në raport me buxhetin paraprak vjetor i bie të ketë një rritje në normë monetare prej mbi 6.3 milion. Ndër tjera, rritjes së buxhetit i ka kontribuar edhe procesi i racionalizimit të agjencive të pavarura nën ombrellën e institucioneve qeveritare, dhe si rrjedhojë Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është vendosur në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë bashkë me buxhetin e saj”, ka thënë ajo.

Në lidhje me buxhetin për institucionet e drejtësisë, “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë nëse me këtë ngritën kapacitetet e sistemit të drejtësisë, mirëpo ata përgjegjësinë e kanë hedhur te Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, duke theksuar se kjo Ministri e bënë përgatitjen e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës.

Kurse, nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sidoqoftë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seminarin e 102-të “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kishte thënë se po punojnë që të shtojnë buxhetin për institucionet e drejtësisë.

Ndërkaq, në KTV, kur po diskutohej për viktimat e krimit, ministrja Haxhiu ishte shprehur se buxheti i Kosovës nuk mund t’i adresojë të gjitha nevojat e institucioneve të sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 19/11/2022 19/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?