KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria ende në fazën e hetimeve për konkursin e anuluar të KEK-ut
Ekonomi

Prokuroria ende në fazën e hetimeve për konkursin e anuluar të KEK-ut

Kosova News
Kosova News 16:37 -19/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është ende në faze të hetimeve lidhur me pretendimet për shkeljet ligjore në punësimet në prill të vitit 2022 në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë ndodhet në fazën e hetimeve, sipas autorizimeve të lëshuara nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, policisë”, ka thënë Ulaj duke shtuar se nuk mund të japin më shumë informata për këtë çështje.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media kishte njoftuar se më 4 prill kishte nisur hetimet në lidhje me pretendimet për shkeljet ligjore në punësimet në këtë konkurs nga KEK.

Hetimet e Prokurorisë kishin nisur pas raportimeve për punësime familjare dhe partiake në KEK. Në konkurs patën aplikuar 4 mijë e 668 kandidatë për 128 vende.

Pas Prokurorisë pati reaguar edhe Agjencia Antikorrupsion, e cila kishte njoftuar se nuk mund të ndërmarr procedura hetimore administrative pasi për të njëjtin rast ka nisur hetime Prokuroria.

Më 6 prill, Agjencia Antikorrupsion kishte konfirmuar mbledhjen e informacioneve për konflikt të mundshëm interesi në konkursin e KEK-ut derisa procedurën e kishte mbajtur konfidenciale, raporton betimi për drejtësi.

Megjithëkëtë, më 26 maj, KEK-u kishte njoftuar për anulimin e konkursit për 127 pozitat, duke e kthyer procesin nga fillimi.

“Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 19/11/2022 19/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?