KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sipas ORCA-s, rreth 50 punime të profesorëve të UP-së kanë përmbajtje të plagjiaturës
Arsim

Sipas ORCA-s, rreth 50 punime të profesorëve të UP-së kanë përmbajtje të plagjiaturës

Kosova News
Kosova News 09:24 -18/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Hulumtimet nga organizata të ndryshme, konkretisht nga ORCA, tregojnë se rreth 50 punime të 16 profesorëve në Universitetin e Prishtinës, kanë përmbajtje të plagjiaturës. Situata në fjalë vlerësohet se është shqetësuese për njohësit e fushës së arsimit sepse, sipas tyre, çështja në fjalë është rezultat i mos ndëshkimit.

Dhjetëra punime të disa profesorëve në Universitetin e Prishtinës, kanë rezultuar se kanë prezencë të plagjiaturës. Sipas të dhënave të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, janë rreth 50 punime të 16 profesorëve në Universitetin e Prishtinës që kanë përmbajtje të plagjiaturës.

Dibran Hoxha, nga kjo organizatë, i tha Radio Kosovës së gjendja në Universitetin e Prishtinës në këtë drejtim, është alarmante pasi që në të gjitha nivelet, ka plagjiatorë.

“Gjendja është tejet alarmante në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”.  Deri më tani ne kemi zbuluar një numër të madh të plagjiaturave e që janë rreth 50 punime të 16 profesorëve me përmbajtje të plagjiaturës. Masat për këto plagjiatura kanë qenë  që profesorët në fjalë mos të mentorojnë tema të diplomave edhe përkundër që ata kanë bërë vjedhje akademike dhe kjo është skandal në vete”, deklaroi Hoxha.

Gjendjen në Universitetin e Prishtinës shqetësuese, po e vlerësojnë edhe njohës të arsimit, pasi një numër i madh i stafit akademik në punimet e tyre kanë përmbajtje të plagjiaturës.

Rinor Qehaja, nga Instituti “ Edguard”, tha se ky fenomen është i shpërndarë edhe në universitetet e tjera dhe se gjendja aktuale jo befasuese, vjen nga mungesa e ndëshkimit.

”Prezenca e plagjiaturës përgjatë gjithë niveleve në universitet është shqetësuese por jo befasuese kur dihet mungesa e ndëshkimit. Dhe, ky problem nuk është i kufizuar vetëm në Universitet të Prishtinës por gjithandej. Ngarkimi i temave të thirrjeve akademike gjatë deklarimit në AKA është hap i mirë drejt transparencës. Një vetëdijesim më i rritur për plagjiaturën, duhet të jetë prioritet i çdo institucionit të arsimit të lartë. Sipas vlerësimit tim, ka shumë nga stafi akademik dhe studentët që e kanë të paqartë plagjiatin”, deklaroi Qehaja.

Në rastet kur Senati i Universitetit të Prishtinës ka të dhëna dhe fakte për plagjiaturë në punimet e profesorëve, atëherë Këshilli i Etikës, në bazë të rregullores, duhet të përcaktojë procedurat për masat konkrete.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 18/11/2022 18/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?