KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haliti: Buxheti i 2023-s është rritur për 313 milionë euro
Ekonomi

Haliti: Buxheti i 2023-s është rritur për 313 milionë euro

Kosova News
Kosova News 17:44 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, deklaroi për 313 milionë euro, buxheti i 2023-s do të jetë më i madh se i vitit 2022.

Ai deklaroi në KTV të enjten se në shumë dikastere është shënuar rritje e buxhetit dhe sipas tij, rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm është afro 10 për qind.

“Është lajm i mirë që projektbuxheti kaloi sot. Ky votim është në parim, për shkak se duhet të ndiqen edhe procedura të tjera. 3 miliardë e 200 milionë euro është buxheti për 2023-n. Në shumë dikastere kemi rritje të buxhetit, 313 milionë euro më i madh buxheti sesa ai i 2022-s apo 10 për qind. Nuk ka ndodhur në realitet kjo rritje e viteve të kaluara”, deklaroi ai.

Miratohet në parim buxheti 3.2 miliard eurosh për vitin 2023

Sipas Halitit, me këtë buxhet nuk do të ndiqet logjika e futjes së projekteve të reja, pa pasur mundësi që të përfundohen brenda afatit.

Ai deklaroi se pjesa dërrmuese projekteve të këtij buxheti është nga vitet e kaluara.

“Kemi shumë projekte në buxhetin ekzistues dhe të vit pas vitit që përsëriten, me vlera të vogla, por që kurrë nuk janë realizuar. Ka projekte të reja, por e mira e tij është se ka buxhet për përfundimin e shumë projekteve madhore, që kanë nisur nga viti 2007”, tha ai.

Deputeti i VV-së u shpreh se me këtë buxhet synohet të përfundohen një varg projektesh.

“Janë ndarë 21 milionë euro për rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe do të kryhet. 27 milionë euro për autostradën e Gjlanit, 11 milionë euro për rrugën Dollc-Gjakovë, 4 milionë për rrugën Kiev-Zahaq dhe 6 milionë për rrugën Prishtinë-Podujevë. Për rrugën Prishtinë-Podujevë është përfunduar i gjithë procesi i shpronësimit dhe kontestet gjyqësore. Këto para janë të mjaftueshme për t’u kryer rrugët”, tha ai.

Haliti shtoi se për projektet e reja janë ndarë 11 milionë euro.

“Buxheti i vitit 2024 synojmë të nisë me projekte të reja”, tha ai.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, kritikat e partive opozitare për punën e Qeverisë vijnë pasi ato “e kanë humbur debatin.

“Opozita e ka humbur debatin, s’po di të bëjë opozitë në Kuvend dhe s’po ka me çfarë të arsyetohet dhe të merret. E vetmja mënyrë e tyre për të bllokuar Qeverinë është dërgimi i ligjeve në Kushtetuese. Kanë dërguar edhe ligjin për çmimet tavan. Nuk marrin pjesë me ide konkrete dhe as në votim”.

Për krizën energjetike, deputeti tha se janë ndarë 75 milionë euro për mbulimin e kostos së energjisë.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?