KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 22 mijë mësimdhënës në nivel vendi, 22 janë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian
Arsim

Nga 22 mijë mësimdhënës në nivel vendi, 22 janë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian

Kosova News
Kosova News 20:30 -13/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga 68 mësimdhënësit e shkollës fillore “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ku vijojnë mësimet nxënës të komuniteteve të ndryshme, vetëm një është i komunitetit egjiptian.

Emel Qehaja-Elshani, e cila ligjëron lëndën e informatikës, thotë se ka vërejtur që angazhimi i saj në shkollë ka ndikuar pozitivisht te nxënësit e komuniteteve.

“Ka pasur një lloj ndryshimi, por jo për të keq, nxënësit të cilit i përkasin këtij komuniteti nga ai egjiptian, e kanë pranuar shumë mirë, edhe po ndihen më duket më rehat”, tha ajo.

E në nivel vendi, 22 mësimdhënës të angazhuar në arsim janë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Sipas të dhënave të Fakultetit të Edukimit, që nga viti 2014, në nivelin baçelor janë regjistruar 49 studentë nga këto komunitete.

Në organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve”, përmendin sektorët ku ka më së paku të punësuar nga komunitetet.

“Prej disa hulumtimeve ka dalë që profili i mësimdhënësve dhe profili i infermieres janë dy profileve që ka mungesë më së shumti të të punësuarve nga radhët e këtyre tri komuniteteve … kjo na tregon për një lloj hezitimi që ai kontakti i parë i njerëzve të jetë me mësimdhënës ose me infermierin që mos të jetë nga radhët e këtyre tri komuniteteve”, deklaroi Njomza Uka-Selimi, nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve”.

22 mësimdhënësit e punësuar ligjërojnë në shkollat ku vijojnë mësimin nxënës nga këto tri komunitete. Në organizatën që merren me komunitetet e margjinalizuara kanë kërkuar që këtyre mësimdhënësve t’u jepet mundësia të ligjërojnë edhe për nxënësit shqiptarë.

“Ne jemi ithtarë të asaj që një përfaqësues i një komuniteti nuk duhet specifikisht t’i ofrojë shërbime atij komuniteti, në këtë rast nëse një mësimdhënës i komuniteteve egjiptian, rom, ashkali nuk duhet domosdoshmërish të jetë mësuese e komuniteteve përkatëse, ajo është mësuese dhe duhet t’u ofrojë mësim të gjitha etnive”.

Ministrinë e Arsimit kanë thënë se konkurset për punësimin e mësimdhënësve janë të hapura për të gjithë dhe se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga qytetarë të këtyre komuniteteve.

Sipas Ligjit për shërbimin civil në Kosovë, 10 për qind e vendeve të punës në institucionet publike duhet të plotësohen nga pjesëtarë të komuniteteve.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 13/11/2022 13/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?