KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pamje EKSKLUZIVE hap pas hapi nga aksioni i Policisë – ndjekja dhe arrestimi i autorit të një therje në Prishtinë
Siguri

Pamje EKSKLUZIVE hap pas hapi nga aksioni i Policisë – ndjekja dhe arrestimi i autorit të një therje në Prishtinë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:33 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasditën e sotme në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë është goditur me thikë një person.

E për këtë rast disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës i janë vënë pas personit që dyshohet se ka kryer këtë vepër.

Gjithë këtë aksion të policëve e ka përcjell gazetari i KosovaNews hap pas hapi.

Pas një ndjeke që kanë bërë policët kanë arritur që të kapin të dyshuarin dhe e kanë prangosur atë në lagjen “Santea” në Prishtinë.

Personi i arrestuar është dërguar në stacion dhe ndaj tij do të merren masat e përcaktuara me ligj për raste të tilla.

Ndërkohë Policia në një njoftim të saj bëri të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Ndërkaq si pasojë e plagëve që ka marrë viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

KosovaNews pas qaste pas rastit ka kontaktuar me mjekun e Emergjencës në QKUK, Avdush Bajgora, i cili ka pohuar se personi i therur me thikë është shtrirë klinikë dhe aktualisht po i jepet ndihma e parë.

Doktori nuk ka mundur të jep detaje tjera për personin, pasi duhet të bëhet një kontroll e analizë e mirëfilltë për të parë gjendjen e tij./KosovaNews/

LAJMI I FUNDIT- Therje me thikë në Prishtinë, Policia ndjek të dyshuarin dhe e arreston

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Tragjeditë në vendin e punës kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

SHKK-ja ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?