Pasditën e sotme në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë është goditur me thikë një person.
Policia i është vënë pas personit që dyshohet se ka kryer këtë vepër.
Pas një ndjeke që kanë bërë disa policë edhe është arritur që personi i dyshuar të kapet dhe prangoset në lagjen “Santea” në Prishtinë.
Ndërkaq si pasojë e plagëve që ka marrë viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
KosovaNews ka kontaktuar me mjekun e Emergjencës në QKUK, Avdush Bajgora, i cili ka pohuar se personi i therur me thikë është shtrirë klinikë dhe aktualisht po i jepet ndihma e parë.
Doktori nuk ka mundur të jep detaje tjera për personin, pasi duhet të bëhet një kontroll e analizë e mirëfilltë për të parë gjendjen e tij./KosovaNews/




