KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Siguri

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Kosova News
Kosova News 18:10 -21/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë urën mbi Ibër, pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Ai tha se ky proces nuk paraqet zvogëlim të sigurisë për qytetarët apo komunitetet.

“Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është para së gjithash reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe i rritjes së kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë. Ky është një proces i bazuar në vlerësime profesionale të situatës në terren dhe nuk paraqet zvogëlim të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka ndërtuar ndër vite institucione profesionale dhe të besueshme të sigurisë, ndërsa bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdon të jetë i ngushtë. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, është dhe mbetet përgjegjësi dhe prioritet i institucioneve tona.

“Në këtë kontekst, përpjekjet e lidershipit të Serbisë për ta paraqitur optimizimin e pranisë së KFOR-it si kërcënim për komunitetin serb apo si dëshmi të një situate të paqëndrueshme në Kosovë nuk përputhen me realitetin në terren. Përkundrazi, ato synojnë të krijojnë perceptimin e një krize atje ku vlerësimet profesionale të sigurisë tregojnë progres. Kjo narrativë e udhëheqjes politike dhe ushtarake të Serbisë duhet parë edhe në kontekstin e zhvillimeve të tjera të rëndësishme. Ajo i shërben edhe zhvendosjes së vëmendjes nga çështje që kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi: gjetjet lidhur me varrezën masive në Kalludër, zbulimi i armëve dhe pajisjeve në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, si dhe veprimet e institucioneve tona kundër rrjeteve të dyshuara të inteligjencës së Serbisë dhe aktiviteteve subversive kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai tha në vend të narrativave që prodhojnë frikë dhe tension, rajoni ynë ka nevojë për përgjegjësi, transparencë dhe respektim të fakteve.

“Republika e Kosovës nuk është burim i destabilitetit. Kosova është shtet demokratik, partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe aleatëve tanë, si dhe kontribuuese në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë, në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët strategjikë, të forcojnë kapacitetet e tyre dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët. Siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm ndërtohen mbi fakte, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale – jo mbi dezinformim, narrativa të frikës dhe përpjekje për krijimin artificial të krizave”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Tragjeditë në vendin e punës kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

SHKK-ja ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?