KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pamje/ Putin bëhet paranojak- detyron bodigardët të fusin jashtëqitjet e tij në valixhe për të fshehur kancerin
Botë

Pamje/ Putin bëhet paranojak- detyron bodigardët të fusin jashtëqitjet e tij në valixhe për të fshehur kancerin

Kosova News
Kosova News 13:54 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një lajm tronditës i shoqëruar me një video shokuese nga TheSun po qarkullon së fundmi, me mediat ndërkombëtare që shkruajnë se agjentët e sigurisë së Vladimir Putinit janë të detyruar të mbledhin jashtëqitjet dhe urinën e tij dhe t’i dorëzojnë në Moskë me një “valixhe speciale”.

Këto raportime pretendojnë se Presidenti rus ka disa agjentë të shërbimit sekret të caktuar për këtë detyrë kyçe, e cila dyshohet se kryhet për të fshehur informacione rreth sëmundjeve të mundshme të Putin.

Ndërkohë, revista franceze “Paris Match” pretendon se praktika e çuditshme u vu re për herë të parë në vitin 2017 gjatë një vizite shtetërore në Francë dhe më pas edhe gjatë një udhëtimi në tetor 2019 në Arabinë Saudite.

“Ne mësuam nga burime indirekte në Lindjen e Mesme se ky mision delikat u krye nën kontrollin e FSO-Shërbimi Federal i Gardës Ruse. Një oficer u urdhërua të vendoste jashtëqitjen e Putinit në valixhe të krijuara posaçërisht dhe ta dorëzonte në Rusi”, thuhet në lajmin e gazetës franceze.

FSO thuhet gjithashtu se bën punonjësit e ambasadës të betohen që janë të vetëdijshëm për këtë fshehtësi të rreptë.

Ndërkohë, ky është rasti i fundit i zakoneve të çuditshme të Putinit me tualetin që bëhet lajm, pasi më herët në  vitin 2019, një video e çuditshme e tregoi Presidentin paranojak duke u shoqëruar në banjë nga gjashtë truproja meshkuj gjatë bisedimeve të paqes me Ukrainën, në Pallatin Elysee të Parisit.

.

Rgrehh

Në atë kohë, një ish-shef i shërbimit të inteligjencës gjermane i tha BILD se veprimet e Putinit ishin “të egra”, duke i përshkruar ato si një “provokim dhe kërcënim i hapur”.

Ndërkohë, gazeta e pavarur ruse Baza shkroi në shkurt se personat e afërt me presidentin detyrohen të dorëzojnë mostra jashtëqitje disa herë në javë nën “masa të forta sigurie”.

Revista amerikane Neë Lines raportoi se imuniteti i ulur dhe “sjellja thellësisht irracionale ose paranojake” janë dy efektet kryesore anësore të Prednisone, një steroid i zakonshëm që përdoret për trajtimin e kancerit të gjakut dhe sipas tyre Putin aktualisht vuan nga kjo sëmundje.

Shëndeti i Putinit ka qenë objekt spekulimesh prej disa kohësh. Raportohet se Spitali Qendror Klinik në Moskë, i cili trajton politikanë të lartë, kishte nënshkruar një marrëveshje me katër hotele në resortin e Soçit në Detin e Zi, ku Putin ka një rezidencë verore.

Thuhet se një ekip mjekësh do të udhëtojnë deri në Soçi sa herë që presidenti rus qëndron në pallatin e tij në qytet. Midis 2016 dhe 2020, onkologu i lartë Dr Shcheglov thuhet se fluturoi në Soçi 59 herë, duke kaluar 282 ditë me Putinin. Kolegu i tij, Dr Selivanov, udhëtoi në Soçi të paktën 35 herë në të njëjtën periudhë për gjithsej 166 ditë.

Gjithashtu lexoni:

Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj
12:03 -11/05/2025
“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës
11:38 -11/05/2025
“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit
11:32 -11/05/2025
Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli
11:29 -11/05/2025
Bajqinovci thotë se nuk ka ngërç institucional, qeveria po e kryen punën e saj
11:26 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?