Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli ka folur për çështjen e presidentit. Pacolli ka thënë se në këtë proces, përgjegjësia është e të gjithëve. Por thirrja e saj për opoziten është edhe me dozë fajësie.
“Presidenti i vendit nuk duhet të jetë figurë e betejave të zakonshme politike!
Për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk mjafton vetëm vullneti i një partie apo i një shumice parlamentare. Kushtetuta dhe vetë natyra e këtij posti kërkojnë një qasje që e përfshin edhe opozitën.
Presidenti nuk është president i një partie. Është president i Republikës.
Prandaj, propozimi i kandidatit duhet të jetë rezultat i një dialogu serioz politik, ku shumica dhe opozita parlamentare duhet të ulen në një tavolinë dhe të kërkojnë emrin që mund të kapërcejë interesat e ngushta partiake.
Opozita nuk duhet dhe nuk mund ta trajtojë procesin vetëm si mundësi për ta bllokuar shumicën.
Kosova ka nevojë për një president që del nga një marrëveshje që i jep legjitimitet më të gjerë institucionit të Presidentit.
Në këtë proces, përgjegjësia është e të gjithëve.
Në fund, nuk është çështja vetëm kush do të zgjidhet president, por si do të zgjidhet dhe çfarë legjitimiteti do të ketë ai president.
Tani është koha që opozita të tregojë nëse është opozitë e Republikës apo opozitë e bllokadave” shkruan Pacolli në reagim


