Në raportin e fundit të PEFA për Kosovën për vitin 2022 Administrata Tatimore (ATK) është ranguar si vend lider në raport me vendet e rajonit.
Në një njoftim për medie që ka lëshuar Administrata Tatimore e Kosovës, thuhet se ky raport rikonfirmon progresin e ATK-së në fushat ku institucioni ka ndërmarr reforma, ku nga pozicioni C sa ka qenë në vlerësimin e fundit në vitin 2016, reformat e bëra kanë siguruar tri vende me lartë vlerësimet për ATK.
Raporti PEFA është një program partneriteti i Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore dhe qeverive të Francës, Luksemburgut, Norvegjisë, Republikës Sllovake, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas ATK-së, partneriteti është themeluar për të krijuar një qasje uniforme për mbledhjen e informacionit mbi performancën e menaxhimit financiar publik të vendeve.


