KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku takohet me liderët e Luginës: Do të angazhohemi për unifikim në çështjet me interes kombëtar
Politikë

Abdixhiku takohet me liderët e Luginës: Do të angazhohemi për unifikim në çështjet me interes kombëtar

Kosova News
Kosova News 22:45 -12/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot së bashku me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, ka pritur në darkë pune të gjithë udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se nga ky takim kanë dalë me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginë, Kosovë e në mërgim, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tri komunat shqiptare.

“Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se si LDK, do të angazhohen me të gjitha kapacitetet e tyre politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar.

Njoftimi i plotë:

THIRRJE PËR REGJISTRIM PAS TAKIMIT TË PËRBASHKËT ME LIDERËT E LUGINËS

Sonte, në Prishtinë, së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, kam pritur në darkë pune të gjithë udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës.

Së bashku me kryetarin e PVD-së dhe deputetin, z. Shaip Kamberi; kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarin e PD-së dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesin e Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarin e LPD-së z. Shqiprim Musliu; kryetarin e AFEDS, z. Muharrem Salihu; dhe kryetarin e VATRA-s, z. Kushtrim Kadriu – biseduam mbi gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Nga ky takim, dolëm dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane – ata që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë – që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare. Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës.

Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar; për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane që sot jetojnë në Kosovë – me theks sigurimin e nënshtetësisë; si dhe ndihmesën shtetërore për banorët e komunave në fjalë. 

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

TAGGED: Lugina e Preshevës, Lumir Abdixhiku
Kosova News 12/10/2022 12/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?