KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Shëndetësisë ka mungesë të anesteziologëve, kërkon ndihmën e pensionistëve
Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë ka mungesë të anesteziologëve, kërkon ndihmën e pensionistëve

Kosova News
Kosova News 16:23 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar të martën, ndihmë nga anesteziologët e pensionuar në një takim që pati me ta.

Latifi ka kërkuar nga anesteziologët e pensionuar bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për ta ndihmuar fushën dhe shërbimet e anesteziologjisë bazuar edhe në përvojat e tyre akademike e profesionale.

“Ministri Latifi u tha anesteziologëve se sistemi shëndetësor i Kosovës, e sidomos Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka nevojë për një riorganizim të duhur, me theks te shërbimet e anesteziologjisë ku ka mungesë kuadri. Ministri Latifi, falënderoi të gjithë anesteziologët pjesëmarrës në takim, për punën e palodhshme dhe kontributin që për vite kanë dhënë në shëndetësinë e Kosovës, përfshirë këtu edhe kohërat më të vështira që i kanë kaluar ata dhe pacientët”, thuhet në një postim të MSH-së të martën.

Anesteziologët e pensionuar janë shprehur të gatshëm për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë dhe për t’i shtuar angazhimet për përmirësimin e gjendjes dhe shërbimeve në shëndetësi.

Kosova është ndër vendet që i ka më së keqi punët në Evropë sa i përket numrit të anesteziologëve.

Kosova ka 118 anesteziologë në sistemin publik e privat. Me 1 milion e 800 mijë banorë, i bie që ka 6.5 anesteziologë për 100 mijë banorë. Por kjo shifër nuk mund të konsiderohet e saktë në raport me nevojat e qytetarëve. Kjo për shkak që në Kosovë nuk ka sigurime shëndetësore, e që nënkupton që të gjithë qytetarët kanë qasje të sigurt vetëm te 90 anesteziologë në të gjithë Kosovën sa punojnë në publik.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?