KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti Demokratik i Kosovës: MSH-ja shpenzoi vetëm gjysmën e buxhetit, pacientët i blejnë vetë barnat
EkonomiShëndetësi

Instituti Demokratik i Kosovës: MSH-ja shpenzoi vetëm gjysmën e buxhetit, pacientët i blejnë vetë barnat

Kosova News
Kosova News 10:50 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka gjetur probleme në menaxhimin e parasë publike në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).

Ky institut ka shpalosur të martën gjetjet e një analize të procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike në këtë ministri, sipas të cilave, për vitin 2021, MSH-ja ka shpenzuar vetëm 54 për qind të buxhetit të saj, derisa pacientët vazhdojnë t’i sigurojnë vetë barnat e nevojshme për trajtim mjekësor.

Diana Metushi, menaxhere projektesh në KDI, ka thënë se për këto mjete të pashpenzuara, taksapaguesit e Kosovës paguajnë interes të huamarrjes.

“Një theks i veçantë bie mbi shpenzimet e financimit përmes huamarrjes, ku ne dy linja te financimit, kjo ministri kishte shpenzuar vetëm rreth 39% të këtyre mjeteve. Për këto mjete të pa shpenzuara, taksapaguesit e Kosovës paguajnë interes të huamarrjes, ndërkohë që në vazhdimësi u është dashur t’i sigurojnë vetë barnat e nevojshme për trajtim shëndetësor, përfshirë trajtimin për Covid-19”, ka thënë Metushi.

Sipas saj, çmimi i vaksinave të blera nga kompania Pfizer vazhdon te mbetet sekret, ndërkohë që blerja është realizuar jashtë Ligjit për Prokurimin Publik.

Ajo ka folur në këtë aspekt edhe për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke vënë theksin te furnizimi me barna kundër COVID-19 në vlerë prej mbi 21 milionë euro, i cili është grumbulluar në vetëm një rresht të dokumentit në formatin Excel.

“SHSKUK kishte mangësi në hartimin e Planit ë Prokurimit dhe përdorimin e Njoftimit Paraprak. Plani i Prokurimit nuk është bërë sipas kërkesave të Ligjit për Prokurim Publik. Plani i Prokurimit për vitin 2022 dhe për vitet e mëhershme është një dokument i formatit Excel dhe përmban vetëm nëntë rreshta, ndërsa të gjitha furnizimet janë grumbulluar në një vend. I gjithë furnizimi me barna kundër COVID-19 është grumbulluar në një rresht të vetëm, vlera e parashikuar është mbi 21 milionë euro”, ka thënë ajo.

Sipas te dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë vitit 2020, përfshirë të gjitha organizatat buxhetore, Kosova ka shpenzuar rreth 273 milionë euro për nevoja te shëndetësisë. Kjo ishte një rritje prej mbi 23 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?