KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasi përfundoi në Prokurori, Shaqir Totaj i bie pishman – anulohet konkursi për sekretarë të shkollave në Prizren
Politikë

Pasi përfundoi në Prokurori, Shaqir Totaj i bie pishman – anulohet konkursi për sekretarë të shkollave në Prizren

Kosova News
Kosova News 11:08 -02/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prizrenit ka anuluar konkursin e Drejtorisë së Arsimit për sekretarë të shkollave.

Ky vendim është marrë nga ana e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

“Anulohet procedura e rekrutimit për Konkursin i hapur nga data 13. 06.2022 për nëntë pozita sekretar-e, në kuadër të Drejtorisë së Arsimit. Anulimi është bërë duke u mbështetur në vendimin e Kryetarit të Komunës”, bëhet e ditur në njoftim.

Si shkas për anulim në këtë rast është përmend mosmenaxhimi i duhur i procedurës së rekrutimit.

Ditë më parë, për këtë konkurs Prokuroria e Prizrenit kishte nisur hetimet ndaj anëtarëve të komisionit.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit do të njoftoheni me kohë”, ka konfirmuar Fitore Mehmeti- Sejrani, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë e Prizrenit.

Ekskluzive: Policia nis hetimet pas audioincizimit për Shaqir Totajn, rasti kalon në Prokurorinë Speciale

Në muajin gusht kallxo.com kishte kërkuar informacione në lidhje me këtë konkurs por nga ana e Komunës së Prizrenit kishin deklaruar se procedurat për këtë konkurs ende nuk kishin përfunduar.

“Është mbajtur testi me shkrim, Është mbajtur intervista me gojë. Sipas informacioneve të Kryetares së Komisionit Përzgjedhës për këtë procedurë, procesi i kësaj procedure është në fazën e përgatitjes së rezultateve përfundimtare, ku në fund të kësaj procedure merret vendim për përzgjedhjen e kandidatëve më të suksesshëm duke u bazuar në vendimin e tyre, Njësia e Burimeve Njerëzore publikon rezultatet në web-faqen e komunës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prizrenit të datës 31 gusht.

Konkursi për këto pozita pune ishte hapur në muajin maj të këtij viti, ndërsa janë shpallur 9 pozita të lira në nëntë shkolla të komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit të komunës së Prizrenit, në këtë konkurs kanë plotësuar kriteret 121 kandidatë nga 207 sa kishin aplikuar.

Ndërkohë njësitet përkatëse nga Policia e Kosovës për hetimin e krimeve dhe korrupsionit janë aktivizuar pas raportimit ekskluziv nga KosovaNews të një artikulli dhe një audioincizimi, ku dëshmohet për dallaveret – pazaret që ka bërë një zyrtar i lartë i institucioneve të shtetit, në këtë rast kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me postet publike. Në fakt Totaj dëgjohet duke e pohuar vetë se si ka emëruar drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble.

E gjithë kjo që është raportuar dhe dëgjohet në audioincizim mund të vërtetohet fare lehtë, sepse personat kanë marrë pozitat e punës pas këtij pazari edhe vazhdojnë të jenë po në ato vende të punës që kanë përfituar jashtëligjshëm.

Ekskluzive! Audioincizimi që dëshmon pazaret e Shaqir Totajt, emëron drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble

Gjithashtu lexoni:

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin

Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë

Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme

TAGGED: hetime, Prizren, Prokuroria, Shaqir Titaj, vota
Kosova News 02/10/2022 02/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?