Për shkak të ndërtimit të projekteve biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt, Nehat Elshani, është bërë rrënimi i objekteve në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, pa i respektuar standardet e sigurisë dhe procedurat ligjore në raste të tilla.
Kështu ka alarmuar Lëvizja Vetëvendosje në Prizren duke thënë se lidhur me këtë, gjatë muajit korrik nga shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës, është kanosur dhe fyer rënë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizimit XH.GJ, e që së bashku me Totajn kërkonin të jepej leje ndërtimi jashtë rregullave dhe ligjeve një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana.
Përmes në postimi bë facebook, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka apeluar qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë zonë, Po ashtu, LVV- në Prizren kanë bërë thirrje institucioneve relevante të marrin masat e duhura ligjore për t’i vënë në përgjegjësi personat e papërgjegjshëm të përfshirë në këtë rast./Kosovanews/
Lexoni edhe:


