KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE – Shefi i kabinetit të Totajt kërcënon me familje zyrtaren e Urbanizimit, kjo e fundit alivanoset, kolegët e kthjellin me ujë
Politikë

EKSKLUZIVE – Shefi i kabinetit të Totajt kërcënon me familje zyrtaren e Urbanizimit, kjo e fundit alivanoset, kolegët e kthjellin me ujë

Kosova News
Kosova News 19:44 -23/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i kabinetit të Komunës së Prizrenit, Nehat Elshani, ka kërcënuar me familje zyrtaren e Drejtorisë së Urbanizmit, XH.GJ., duke i kërkuar t’i jepej leje ndërtimi për një objekt shumëkatësh “Albanica Residnace” në lagjen “Bazhdarana” të Prizrenit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas burimeve të KosovaNews, kryetari Totaj, bashkë shefin e kabinetit Elshani dhe investitorët e objektit, i kanë bërë presion zyrtares XH.GJ. që të bëjë të mundshme dhënien e lejes edhe pse nuk i plotëson kriteret.

KosovaNews merr vesh se në dalje të takimit nga zyra e Shaqir Totajt, shefi i kabinetit  Elshani ka ofenduar dhe kërcënuar me familje zyrtaren në fjalë nëse nuk i jepet leja.

Zyrtarja e traumatizuar nga kërcënimi është alivanosur dhe ka pranuar ndihmë me ujë dhe medikamente nga zyrtarët e Komunës që ishin prezentë.

KosovaNews merr vesh se parcela në të cilën planifikohet të ndërtohet ky objekt është pronë e shefit të kabinetit Elshani, i cili së bashkë me vëllain e tij, Albert Elshani, ia kanë dhënë pronën kompanisë së Behgjet Pacollit për të ndërtuar objekt tetë katesh.

Sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit, në zonën ku po planifikohet ndërtimi i këtij objekti, nuk lejohet të ndërtohen objekte më shumë se 6 kat.

Ndërkaq, burimet e KosovaNews, thonë se shefi i kabinetit të Totajt, Nehat Elshani, ka kërcënuar dhe ka fyer zyrtaren e urbanizmit XH.GJ duke kërkuar leje ndërtimi për 8 kat, pasi që kjo e fundit nuk pranoi për shkak se ishte e kundërligjshme.

Zona e emëruar si “ZSHP” në figurën 1 më poshtë është parcela ku planifikohet ndërtimi i objektit “Albanica Rezidance”, ndërkaq, në figurat 2 dhe 3 është dhënë Harta Zonale e Prizrenit, ku thuhet se në zonën në fjalë, nuk lejohet të ndërtohet objekt shumë se 6 kat:

Më poshtë, gjeni postimin e Albert Elshanit, i cili është vëllai i shefit të kabinetit Nehat Elshani, ku paralajmëron ndërtimin e objektit “Albanica Rezidance”

Në lidhje me këtë kërcënim, gjatë ditës së sotme kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me rastin.

Postimi i asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Selman Sokoli:

Gjithashtu lexoni:

Kurti jep detaje për projektin 37 milionësh që do të përfitojnë shumica e komunave të Kosovës

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Kurti prezanton projektin e banimit social adekuat: 37 milionë € për 21 komuna

Qeveria thërret konferencë për media, flasin Pacolli e Hoti

Haxhiu falënderon Mattarellan dhe Melonin për mikpritjen para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?