KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndahen 654 milionë euro për komunat, Kurti: të reflektojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët
Politikë

Ndahen 654 milionë euro për komunat, Kurti: të reflektojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

Kosova News
Kosova News 11:07 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023 dhe në këtë buxhet theksoi se reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Kurti tha se për herë të parë do të ketë rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022.

“Qeveria e Kosovës është në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Në këtë buxhet reflektohet rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave dhe kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha kryeministri

Ai përmendi përpilimin e disa strategjive dhe nismave që kanë të bëjnë me nivelin qendror-komunal.

“Qeveria ka ndërmarr hapa konkret duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit, pastaj hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Jemi në fazën e fundit të hartimit të Strategjisë për digjitalizim. Në muajin prill kemi nisur bashkë nismën Karta për komunën e gjelbër dhe shumë nga komunat e kanë nënshkruar atë. Sot do të flasim edhe për agjendën e gjelbër dhe për ujërat”, tha kreu i ekzekutivit.

Ai tha se do të flasin edhe për tejkalimin e situatës për energji elektrike në prag të dimrit, ndërkaq njoftoi se Qeveria ka formuar grupin punues për hartimin e Strategjisë kombëtare me qëllim të menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak.

“E dimë që numër  i madh i komunave e kanë këtë problem… “, tha ai, duke shtuar se prania e madhe e qenve endacak është kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve dhe shëndetit publik.

Ndryshe, ky është takimi i dytë me radhë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryetarëve të komunave të Kosovës. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

TAGGED: Albin Kurti, Komunat e Kosovës, qentë endacakë
Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?