KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ibishi pas kërcënimit thotë se institucionet mund të rekomandojnë masa plotësuese për mbrojtjen e Kurtit
Siguri

Ibishi pas kërcënimit thotë se institucionet mund të rekomandojnë masa plotësuese për mbrojtjen e Kurtit

Kosova News
Kosova News 10:22 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Agjencia Kosovar për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës e kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin nëse është e nevojshme të merren masa plotësuese si mbrojtje të afërt për kryeministrin Albin Kurti, pas kërcënimit për atentat.

Sipas tij, edhe misionet që janë prezentë në Kosovë mund të kontribuojnë në parandalimin e rasteve të tilla.

Ibishit tha se nuk ka nevojë për shqetësim të veçantë, duke rekomanduar që Qeveria duhet të merret me detyra sa i përket çështjeve të brendshme.

Lexo po ashtu

Si u bë plani dhe kush është personi që u raportua se ishte porositur të planifikonte dhe kryente vrasjen e Albin Kurtit

“Mediumi i Shqipërisë doli me disa të dhëna. Agjencioni Kosovar i Inteligjencës në bashkëpunim me agjenci tjera të rajonit, por edhe të superfuqive që janë prezent në misionin në Kosovë kanë informacione të mjaftueshme paraprake me qëllim që të parandalohet një rrezik i tillë i një atentati të mundshëm dhe gjithashtu kemi Policinë e Kosovës e cila ka njësitin e veçantë që bëjnë vlerësime për kërcënime të tilla dhe parasheh masa plotësuese për mbrojtje të afërt dhe eskortës. Nuk ka nevojë për një shqetësim të veçantë”.

Lexo po ashtu:

Publikohet foto e snajperistit që do të vriste Albin Kurtin

“Shqetësim ka qenë atëherë kur ishte tentativa për grushtet dhe atentat për ish-kryeministrin e atëhershëm Gjukanoviq në Mal të Zi dhe falë këtij bashkëpunimi ajo u parandalua. Edhe në aspektin parandalues të inteligjencës që merr informacione paraprake, por edhe të reagimit nga Policia e Kosovës nuk ka ndonjë rrezik për ndonjë atentat në kryeministrin. Më tepër na duhet t’i kthehemi punëve çfarë i kemi detyrat e shtëpisë dhe të merremi me çështje tjera. Mendoj që këto çështje lidhen me sektorë të sigurisë qoftë inteligjencës apo Policisë që mbulojnë këto subjekte”, tha Ibishi./eo/

Lexo po ashtu:

Deputeti Selmanaj në darkë me snajperistin Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj Kurtit

Lexo po ashtu:

Plani për vrasje, flet kryeministri Albin Kurti: Ndihem i sigurt

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

TAGGED: Albin Kurti, Nuredi Ibishi, Plan për vrasjen e Albin kurtit, Vrasja e Albin Kurtit
Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?