KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Përgjigja e Fehmiut për BBC është kthyer në një nga deklaratat më të njohura të UÇK-së
Politikë

Kurti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Përgjigja e Fehmiut për BBC është kthyer në një nga deklaratat më të njohura të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 10:14 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te shtatorja e tyre në Drenas, me ç’rast ka thënë se që nga vitet 80-të e tutje, emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Në këtë rast, Kurti ka kujtuar edhe ngjarjen që ndodhi në maj të vitit 1998 në malet e Drenicës kur në një intervistë dhe i paraqitur me uniformë të UÇK-së, kur ishte pyetur nga një ekip televiziv i BBC-së: “A do të vdisnit për Kosovën?”, Fehmi Lladrovci ishte përgjigjur: “Gjithqysh edhe me dëshirën më të madhe. Më e shtrenjtë është liria se jeta!”.

Kurti thotë se përgjigja e thënë me buzëqeshje në fytyrë dhe duke shtrënguar automatikun me duar, e Fehmi Lladrovcit është kthyer në një nga deklaratat më të njohura e dhënë nga një ushtar i UÇK-së. 

“Që nga vitet ’80-të e tutje, emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Por ashtu siç emri i Azem Galicës rëndom përmendet bashkë me emrin e gruas së tij Shotës, edhe emri i Fehmi Lladrovcit është bërë i pashqitshëm nga emri i gruas së tij Xhevë Krasniqit. E lindur më 1955 në Drenoc të Malishevës, Xheva kishte shumëçka nga Shota, përderisa ishte e bija e Hanife Bujupit dhe Abdyl Krasniqit, mësuesit dhe të burgosurit politik që i kishte nxjerrë eshtrat e Azem Galicës nga shpella ku i kishin fshehur. Kurse Fehmiu, që kishte lindur më 1956 në Gllanaselë të Drenasit, si i biri i Muhamet dhe Shefkie Lladrovcit, kishte patur për mësues patriotin Fazli Grajqevci”, ka thënë Kurti.

- Reklamë -

Fehmiu dhe Xheva u njohën më 1981 dhe pas pak kohe u fejuan. Por më 1985, Fehmiu u dënua me 10 vjet burgim. Pas pesë vite e gjysmë burgim të rëndë, ai përfitoi nga një amnesti dhe u lirua. Fehmiu kishte studiuar për makineri në Zagreb kurse Xheva për gjuhë e letërsi si dhe për drejtësi në Prishtinë. Ende të sapomartuar, më 1991, ata shkuan në Kroaci ku si pjesë e rezistencës së kroatëve në luftë kundër Serbisë, fituan një përvojë të çmuar që do t’u shërbente në luftën e Kosovës. 

Anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK-së), Fehmiu dhe Xheva iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi. Ashtu siç Fehmiu u angazhua në mobilzimin e diasporës shqiptare, Xheva kontribuoi për mobilizimin e vajzave dhe grave në luftën e Kosovës. 

“Sikur sot, 24 vite më parë, më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ata u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë. E ngjizur nga dashuria dhe e mbushur me ideale kombëtare e veprimtari politike, lidhja e Fehmiut dhe Xhevës u përmbyll njëkohshëm më 22 shtator 1998, kur të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka”, tha kryeministri Kurti.

Ai vlerësoi se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si të tillë, bashkarisht, ata janë bërë pjesë e historisë moderne të Kosovës, asaj historie që ata e kanë bërë dje, kurse neve na takon ta kujtojmë e shkruajmë sot. 

“Lavdi Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit për veprën e tyre patriotike që e jetuan bashkë, lavdi Fatime Hetemit e Shefqet Zekës dhe të gjithë dëshmorëve që ranë në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

TAGGED: Albin Kurti
Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?