Deputetja e Doarsa Kica që ditë më parë kaloi nga Partia Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), tashmë ka ndërruar edhe ulësen e saj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tanimë është ulur në radhët e para të LDK-së, afër shefit të saj të ri Lumr Abdixhiku, raporton KosovaNews.
Me tu kthyer në Kuvend si deputete e LDK-së, në seancën e parë pas pushimeve verore, Doarsa as nuk është përshëndetur me ish partiakët e saj të Partisë Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje, pasi që ka zënë vendin deputetja Kica Xhelili, deputeti Shala duke qeshur ftoi edhe deputetë të tjerë nga GP I LVV-së që t’i bashkohen LDK-së.
Ndryshe, Doarsa Kica, kishtë dhënë dorëheqje nga Partia GUXO gjatë javës së kaluar, duke iu bashkangjitur LDK-së.
Arsyetimet e para të saj në media për braktisjen e Listës Guxo ishin se nuk pati reforma në drejtësi nga partia në pushtet./KosovaNews/


LEXO PO ASHTU:
LEXO PO ASHTU:


