KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avdyli: “Motra” që iku nga ne, kafshoi dorën që e ushqeu
Politikë

Avdyli: “Motra” që iku nga ne, kafshoi dorën që e ushqeu

Kosova News
Kosova News 11:15 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar pasi u zyrtarizua kalimi i Doarsa Kicës në LDK dhe kjo e fundit bëri një paraqitje publike ku foli për veprimin e saj.

Avdyli tha se ka pritur që deputetja në fjalë të tregonte arsyet e vërteta të ikjes, por që ajo, sipas tij nuk e dha asnjë arsyetim.

Deputeti Avdyli tha se kur je në rrugë të drejtë të sulmojnë, të shpifin, të shantazhojnë, të linçojnë, mundohen të të blejnë, por shumë më shumë ka që të duan e respektojnë dhe për këtë arsye misionin për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon.

Ajo tha se gjithë deklarimet e Doarsa KIcës për kalimin në LDK nuk qëndrojnë, sepse gjithë ato punë e çështje që nuk janë bërë për më shumë se 20 vjet, po bëhen tash nga qeverisja aktuale.

“Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht).  Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty, ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e bërrylave”, është shprehur ai.

Në këtë rast, deputeti Avdyli ka përmendur edhe një fjalë popullore, e cila thotë – “njerëzit që kafshojnë dorën e atij që e ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën e atyre që godasin”.

Avdyli në emër të tij u ka kërkuar falje gati gjysme milioni votuesve për mashtrimin që bëri Doarsa Kica.

“Edhe na jemi njerëz, mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë. Siç ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e të na lënë në baltë në gjysmë të rrugës, sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, veç ne edhe pak më shumë. Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon”, ka shkruar mes tjerash deputeti Avdyli.

Postimi i plotë i Avdylit:

Të jesh përfaqësues i qytetarit, është përgjegjësi e madhe.

Kur je në rrugë të drejtë të sulmojnë, të shpifin, të shantazhojnë, të linçojnë, mundohen të të blejnë, por shumë më shumë ka që të duan e respektojnë por ka edhe që të shajnë.

Por s’guxon asnjëherë të ligshtohesh e të devijosh për hir të mijëra zemrave e syve plot shpresë që ishin drejtuar kutive të votimit për ty.

Këto ditë “motra” jonë e vogël në politikë, papritur u largua nga Partia Guxo e nga grupi parlamentar.

Na brente shumë të kuptonim, cili ishte shkaku se arsye s’gjenim.

U frikësuam që dikush e ka shantazhuar, blerë apo kërcënuar.

Menduam që ka hatërmbetje, s’patë hapësirë apo iu ndal zëri.

Por nga intervista mbrëmë vërtetuam nga ajo që asnjë nga këto arsye nuk qëndronin.

Tha: Po largohem nga Partia Guxo për reformën në drejtësi dhe luftimin  e korrupsionit.

WHAAT?!!

*Të jesh kryetare e Komisionit parlamentar për administratë, e anëtare i komisionit për ligjet, të kesh tërë hapësirën në grup parlamentar e në foltore, të kesh tërë respektin e ndihmën e 67 deputetëve të shumicës, të kesh 7 ditë në javë dyert e hapura që të diskutosh me Presidenten e Kryeministrin dhe të thuash po iki për të shkuar në një  parti të vogël opozitare për ta bërë atë reformë, më së paku mund të quhet tentim për sabotim të kësaj reforme.

*Të thuhet pa u skuqur se po iki për reformë në drejtësi e vetting, në kohën që pas 23 vite liri kjo qeveri po fillon vettingun e reformën e thellë ne drejtësi e po ke tërë hapësirën e mundshme të kontribuosh nga Kuvendi e përmes dyerve të hapura në qeveri e Presidencë, quhet dezertim.

*Të thuash po largohem për mosluftimin e korrupsionit, në kohën kur raportet ndërkombëtare vendosin Kosovën në vend të parë në regjion e me ngritje ne ranglistën e luftimit të korrupsionit e kur kjo qeveri s’ka asnjë aferë korruptive quhet diletantizëm politik.

*Reforma në drejtësi po bëhet, ka dhjetëra ligje që kemi votuar e tjerat presin për t’u votuar. Lufta kundër korrupsionit po vazhdon me hapa të mëdhenj. Kjo rrugë sdo mund të ndalet nga askush.

*Populli ka një fjalë – “njerëzit që kafshojnë dorën e atij që e ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën e atyre që godasin” .

Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht).  Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty, ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e bërrylave.

*Për fund, në emër tim personal, përmes këtyre fotove, juve gati gjysmë milioni qytetarë që na besuat me 14 shkurt, me përulësi ju themi NA FALNI.

Edhe na jemi njerëz, mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë.

Siç ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e të na lënë në baltë në gjysmë të rrugës, sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, veç ne edhe pak më shumë.

Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

TAGGED: GUXO, Haxhi Avdyli, Ikja, vjosa osmani
Kosova News 09/09/2022 09/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?