Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, priti në takim ambasadoren e Maltes e akredituar për Kosovë, Juliana Scerri Ferrante, ku diskutuan për bashkëpunimin në fushën e arsimit, po ashtu edhe për mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.
Ato u dakorduan që të shqyrtojnë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vende në arsim, në mënyrë që të ndajnë njohuritë, përvojat dhe të krijojmë mundësi që fëmijët dhe të rinjtë të njihen edhe përmes kulturës së dy popujve tanë.


