Presidenti slloven, Borut Pahor do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, që mbahet më 12 shtator.
Presidenti slloven në orën 15:00 pritet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me gardën e nderit të FSK-së dhe më pas zhvillohet takimi kokë më kokë në zyrën e presidentes, raporton KosovaNews.
Nga ora 15.35 deri në orën 16.00 mbahen bisedimet plenare mes dy delegacioneve, derisa në orën 16:05 të dy presidentët paraqiten para mediave.
Pas takimit me presidenten Osmani, kreu i shtetit slloven në orën 16:35 i shkon në zyrë kryeministrit Albin Kurti.


