KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miku i Kosovës, presidenti slloven, Borut Pahor sot vjen në vendin tonë
Politikë

Miku i Kosovës, presidenti slloven, Borut Pahor sot vjen në vendin tonë

Kosova News
Kosova News 08:38 -07/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot pasdite do të arrijë për një vizitë në Kosovë, presidenti slloven Borut Pahor.

Ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, raporton KosovaNews.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për Samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai para tri ditësh qëndroi në Beograd, kurse sot (e mërkurë), Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë.

Kujtojmë se jo më larg se dje Sllovenia ia tërhoqi vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit lidhur me Kosovën.

Në fakt, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar ambasadorin e Serbisë në Lubjanë për intervistë, si protestë për deklaratën që dha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven Borut Pahor.

Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë.

E sipas Vuçiqit, Rusia nuk ka shkelur integritetin e Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare, meqë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Sllovenia e ka bërë këtë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ia ka shprehur shqetësimin ambasadorit serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviq, lidhur me deklaratën e Vuçiqit dhe ka shprehur pritshmërinë që Beogradi zyrtar të mos problematizojë qëndrimin e Sllovenisë ndaj Kosovës.

“Ne informuam palën serbe se jemi shumë të befasuar nga deklaratat e presidentit Vuçiq. Edhe një herë përcollëm qëndrimin tonë për Kosovën, të cilën Sllovenia e njohu si shtet të pavarur. Në këtë drejtim, ne shprehëm pritjen që Serbia të mos e problematizojë qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën në të ardhmen, sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne gjithashtu shprehëm kundërshtimin tonë të fortë për barazimin e njohjes sllovene të Kosovës me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Rusi, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të BE-së e SHBA-së.

Çështja e Kosovës – Sllovenia ia tërheq vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 07/09/2022 07/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?