Sot bëhen 32 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kacanikut, e cila vlerësohet si pikënisje për rezistencë të popullit të Kosovës.
Kjo Kushtetutë ka fuqizuar ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut.
Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.
Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpall persona në kërkim.
7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat e çmuara të Kosovës.


