Njeriu i që ka lidhje të ngushta me PDK-në dhe mbi 2 mijë euro të hyra mujore, Ymer Ymeri, si nënkryetar i Sindikatës e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të tërhiqet nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal.
“Çdo ndihmë që ndan kryeministri për punëtorët dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës e mirëpresim ndihmën, por kryeministri nuk është marrë fare me kërkesat tona. Ne kemi kërkuar rritje të pagës bazë deri në 100 euro deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. Vendimi i kryeministrit për pakon emergjente për shkak të inflacionit është i mirëseardhur, por nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të plotësimit të kërkesave tona kështu që deri në një vendim tjetër të plotësimit të kërkesave jemi në ato qëndrime dhe veprime sindikale që i kemi filluar me datën 25. Greva vazhdon sepse ai ka ofruar ndihma, nuk ka rritur paga”, ka thënë Ymeri, për Kohën
Sipas Agjencisë kundër Korrupsionit, Ymer Ymeri, për të cilin KosovaNews, gjatë të së premtes kishte raportuar lidhur me lidhjet e ngushta të tij me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), posedon rrafsh 2 mijë e 397 euro të ardhura mujore nga institucione të ndryshme të Kosovës
Lexo edhe:
Si anëtar i anëtar i Bordit në Trust, Ymer Ymeri, përfiton gjithsej nga 1 mijë e 66 euro në muaj. Por, kjo nuk është puna e vetme e tij nëpër institucionet e Kosovës. Ai gjithashtu merr pagë prej 1 mijë e 75 euro nga SBASHKU, si Menaxher për Financa e Administratë, si dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me dy pozita, me rreth 233 euro në muaj.

Përveç kësaj, pasuria e paluajtshme e Ymer Ymerit, duke i përfshirë tokat, banesat e shtëpinë, sipas Agjencisë kundër Korrupsionit, kushtojnë rrafsh 418 mijë 725 euro.

Gjatë ditës së djeshme, KosovaNews, kishte raportuar ekskluzivisht për lidhjet e ngushta të nënkryetarit të SBASHK-ut Ymer Ymerit me PDK-në
Sipas Hulumtimit, Ymer Ymeri përgjatë shumë viteve ka bërë fushatë për PDK-në dhe ish-liderët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe me pjesëmarrje fizike nëpër fushata.
Ndërkaq, lidhja e Ymerit të SBASHK-ut me PDK-në kulmon në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ku vajza e tij Valmire Ymer Ymeri kishte garuar për asambliste nga radhët e PDK-së./KosovaNews/
Lexo po ashtu: