Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi, ku ka bërë të ditur se Maxhuni tashmë është i lirë dhe po kthehet te familja e tij.

