KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të shtëna me armë në Mynih, plagoset 33-vjeçari nga Kosova
Siguri

Të shtëna me armë në Mynih, plagoset 33-vjeçari nga Kosova

Kosova News
Kosova News 09:18 -03/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 33-vjeçar me shtetësi kosovare është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Mynih të Gjermanisë, ndërsa policia gjermane po e trajton rastin si tentativë vrasjeje.

Sipas Policisë së Mynihut, ngjarja ka ndodhur të martën, më 1 shtator, rreth orës 21:45, në kryqëzimin e rrugëve Neuherbergstraße dhe Schleißheimer Straße, në zonën Am Hart.

Për arsye ende të paqarta, 33-vjeçari është përfshirë në një përleshje me dy persona meshkuj. Gjatë konfliktit është përdorur armë zjarri, ndërsa viktima është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit dhe ka marrë lëndime të rënda.

Pas të shtënave, 33-vjeçari ka arritur të largohet duke vrapuar në drejtim të daljes së qytetit nëpër Schleißheimer Straße. Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të kundërt, në drejtim të qendrës së qytetit.
I plagosuri ka telefonuar policinë, pas së cilës në vendngjarje kanë dalë një numër i madh njësish policore. Megjithatë, kërkimet e zhvilluara deri tani nuk kanë rezultuar me arrestimin e ndonjë të dyshuari.
33-vjeçari është dërguar me autoambulancë në spital, ku gjatë natës i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente. Sipas gjendjes së raportuar nga policia, ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Policia kriminale ka kryer hetime dhe mbledhje të gjurmëve në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për tentativë vrasjeje po udhëhiqen nga njësia kompetente e Policisë Kriminale të Mynihut.
Policia ka publikuar edhe përshkrimin e dy personave të dyshuar.

I dyshuari i parë përshkruhet si mashkull, rreth 20 deri në 30 vjeç, i veshur me xhaketë të bardhë dhe kapelë të bardhë.

I dyshuari i dytë përshkruhet si mashkull, rreth 20 deri në 30 vjeç, i veshur me xhaketë të errët dhe kapelë të gjelbër.

Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që kanë parë diçka në zonën e Neuherbergstraße dhe Schleißheimer Straße gjatë kohës së incidentit, veçanërisht personave që kanë parë dy burra duke ikur në këmbë drejt qendrës së qytetit, që të kontaktojnë Policinë e Mynihut.

Autoritetet kanë kërkuar që çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të raportohet në numrin 089 2910-0 ose në cilëndo stacion policor në Gjermani.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të përleshjes.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet i mituri në Lipjan që dyshohet se goditi dy këmbësorë dhe u arratis

Tentoi ta korruptonte policin në Jarinjë, arrestohet një shtetas serb

SHBA shoqëron 40 anije me 18 milionë fuçi naftë përmes Ngushticës së Hormuzit

Pas javësh në paraburgim në Serbi lirohet Dukagjin Maxhuni

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për situatën e sigurisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?