KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 100-vjetori i lindjes së Metush Krasniqit: Kurti vlerëson kontributin e heroit
Lajme

100-vjetori i lindjes së Metush Krasniqit: Kurti vlerëson kontributin e heroit

Kosova News
Kosova News 16:48 -19/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kuvendin e  Komunës së Kamenicës është mbajtur seancë solemne me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Metush Krasniqi, ku është vlerësuar lart kontributi i tij në çështjen kombëtare dhe angazhimi i tij shumëvjeçar për lirinë e Kosovës. Në këtë ngjarje, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, foli për veprimtarinë politike të Krasniqit dhe rolin e tij në historinë e rezistencës shqiptare.

Kryeministri në detyrë rikujtoi veprimtarinë e Metush Krasniqit që në vitet e ’50-ta, duke veçuar proklamatën e vitit 1958, të hartuar nga Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij në Shkup. Ai tha se në atë dokument bëhej thirrje për kundërshtim të regjimit jugosllav dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Thirren gjithë populli kosovar që të ngriheni kundra regjimit barbar jugosllav, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, thuhej në proklamatë, e cila përfundonte me thirrjen: “Bashkim, liri, Kosovë, Shqipëri!”.

Sipas Kurtit, kjo thirrje e hershme do të shndërrohej dekada më vonë në një kushtrim për popullin e Kosovës, i cili në fundvitet e ’90-ta dëshmoi vendosmërinë për të mos jetuar në robëri dhe forcën e rezistencës për liri.

Kurti rikujtoi edhe arrestimin e Metush Krasniqit më 3 nëntor 1958 dhe procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, nga 1 deri më 7 mars 1959.  Ai  tha se gjatë këtij procesi, Krasniqi kishte paraqitur një qëndrim të fuqishëm politik ndaj politikave të regjimit jugosllav, duke folur për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë dhe për diskriminimin  e tyre.

“E para, nga populli jugosllav Kosova shfrytëzohet mizorisht. Populli shqiptar trajtohet sikur në Jugosllavinë e Krajlit. Nuk i gëzon të drejtat më elementare në asnjë segment të jetës, si në punësim, në administratë, në shëndetësi, në arsim, në kulturë e të tjera”, citoi Kurti nga deklarata e Krasniqit në gjyq. Ai rikujtoi se Krasniqi kishte ngritur edhe pyetje lidhur me vrasjet dhe represionin ndaj shqiptarëve, si dhe me aksionin e armëve, të cilin e kishte kundërshtuar si një politikë të drejtuar në mënyrë të veçantë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kurti tha se deklarata e Metush Krasniqit dëshmonte për një qëndrim të artikuluar politik dhe për një analizë të gjendjes së shqiptarëve në Kosovë në atë periudhë. “Lexojmë fjalët e një njeriu i cili besonte thellësisht te barazia dhe i cili shpresonte te liria duke u angazhuar për të”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe rolin e Krasniqit në demonstratat e vitit 1968, si dhe angazhimin e tij politik në vitet e mëvonshme. Ai rikujtoi se në vitin 1974, në shtëpinë e tij në fshatin Dajkoc, Metush Krasniqi kishte zhvilluar takime me Adem Demaçin, me qëllim që dallimet ndërmjet grupeve dhe organizatave të ndryshme politike shqiptare të liheshin anash në funksion të një rrugëtimi të përbashkët për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë.

Kreu i Qeverisë në detyrë foli edhe për rrugëtimin e gjatë politik të Krasniqit, nga aktivitetet e tij në vitet ’50-ta e deri te organizimet e mëvonshme, duke theksuar se kjo periudhë u shoqërua me arrestime dhe vite të tëra burgimi në Gjilan, Nish, Mitrovicë e Prishtinë. Sipas Kurtit, torturat e fundit, të cilat zgjatën nga 4 nëntori 1985 deri më 17 qershor 1986, rezultuan fatale për Metush Krasniqin.

“Një jetë njerëzore që në të gjithë shtrirjen e saj është përshkuar anë e tej nga aktivitetet dhe angazhimi për lirinë e popullit të tij. Një subjekt i mirëfilltë që me këmbë në tokë e bën historinë e atdheut të vet”, deklaroi Kurti, duke theksuar se Krasniqi e kishte përkushtuar jetën e tij për lirinë e Kosovës dhe afirmimin e vullnetit politik të popullit të saj.

Kurse profesori Emin Krasniqi, tha se 100-vjetori i lindjes së Heroit Kombëtar ka peshë të veçantë për të, duke e cilësuar atë si një nga figurat e rëndësishme të historisë shqiptare.“Kur fjala ‘liri’ kushtonte shtrenjtë, ai foli, ai guxoi. Kur frika në masë mposhte guximin, Metush Krasniqi qëndronte”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se Metush Krasniqi e kuptonte se liria nis në ndërgjegjen e njeriut, në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe arsimit, si dhe në guximin për të kërkuar të drejtat.

Krasniqi tha se vepra e tij duhet parë jo vetëm si pjesë e së kaluarës, por edhe si amanet për brezat e ardhshëm.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Prishtina pushtohet nga mbeturinat, banorët e Arbërisë pesë ditë me mbeturina para dyerve, përballen me kundërmim dhe papastërti

Gërvalla: Metush Krasniqi ëndërrimtari i madh i lirisë së Kosovës

Peci shpreh ngushëllime për familjet e dy të rinjve që humbën jetën në aksident

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve pa leje te Liqeni i Radoniqit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?