KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Metush Krasniqi ëndërrimtari i madh i lirisë së Kosovës
Lajme

Gërvalla: Metush Krasniqi ëndërrimtari i madh i lirisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:21 -19/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e Krasniqit në qëndresën dhe organizimin politik shqiptar për lirinë e Kosovës.

“Në një kohë kur liria e Kosovës ishte ende ideal i ndjekur me burg, përndjekje, dhunë, terror dhe sakrificë, ai i dha këtij ideali formë politike, organizim dhe qëndresë. I përkiste asaj tradite të madhe të mendimit politik shqiptar që nuk u pajtua me robërinë, që e ruajti të gjallë vetëdijen kombëtare dhe që besoi se e ardhmja e Kosovës duhej të ndërtohej me vullnetin dhe sakrificën e vetë popullit të saj. Kjo ishte madhështia e Metush Krasniqit, të mendonte përtej kohës në të cilën jetonte dhe të vepronte për një liri që ai vetë mund të mos e shihte. Ai, ëndërrimtari i madh i lirisë së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas saj, Krasniqi dhe brezi i tij e mbajtën të gjallë idealin e lirisë së Kosovës në një periudhë kur ky ideal shoqërohej me burgosje, përndjekje dhe sakrificë.

“Ai dhe brezi i tij nuk e patën Kosovën që ëndërruan. Por e patën guximin ta kërkonin. E mbajtën gjallë idealin kur kushtonte shtrenjtë ta mbaje. E bartën atë nga një brez te tjetri, derisa ëndrra e tyre u bë realitet”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo tutje ka theksuar se trashëgimia e Metush Krasniqit shkon përtej kujtesës historike, duke e cilësuar atë pjesë të themelit mbi të cilin është ndërtuar vetëdija politike, kombëtare dhe shtetërore e Kosovës.

Gërvalla ka nderuar figurën e Metush Krasniqit, duke e cilësuar atë një prej bartësve qendrorë të traditës politike që, sipas saj, nuk u dorëzua para historisë.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina pushtohet nga mbeturinat, banorët e Arbërisë pesë ditë me mbeturina para dyerve, përballen me kundërmim dhe papastërti

100-vjetori i lindjes së Metush Krasniqit: Kurti vlerëson kontributin e heroit

Peci shpreh ngushëllime për familjet e dy të rinjve që humbën jetën në aksident

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve pa leje te Liqeni i Radoniqit

I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas një 32-vjeçar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?