KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZKA: Cilësia e raportimit financiar në institucionet publike duhet të përmirësohet
Ekonomi

ZKA: Cilësia e raportimit financiar në institucionet publike duhet të përmirësohet

Kosova News
Kosova News 15:44 -31/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të martën i ka dorëzuar Kuvendit Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës se Kosovës për vitin 2021. Ky raport përmban rezultatet kryesore të punës audituese përfshirë opinionin, gjetjet si dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Sipas raportit, auditimet për organizatat buxhetore për vitin 2021 kanë rezultuar me numër më të lartë të opinioneve të auditimit të modifikuar për pasqyrat vjetore financiare. Nga 90 auditimet e organizatave buxhetore, 46 kanë rezultuar me opinion të pamodifikuar dhe 44 me opinion të modifikuar, gjë që Spancës tregon se cilësia e raportimit financiar në institucionet publike duhet të përmirësohet.

ZKA-ja se në sezonin auditues 2021/22, ZKA-ja, ka kryer 133 auditime.

Sipas Spancës, fokusi kryesor i auditimit ka qenë në cilësinë e raportimit financiar, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, pajtueshmërinë e vendimeve të subjekteve të audituara me kornizën ligjore, si dhe çështjet të tjera që kanë të bëjnë me vlerën për para.

“Auditimi ka identifikuar mangësitë kryesore dhe më të shpeshta si: klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve, problemet me menaxhimin e pasurive, detyrimeve të pa paguara, zhvillimi jo i mirë i procedurave të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave, dështimi për të mbledhur llogaritë e arkëtueshme, etj”, thuhet në komunikatë.

Sipas Auditores së Përgjithshme, në veçanti veprime më rigoroze dhe të shpejta përmirësuese duhet të ndërmerren tek qeverisja lokale dhe ndërmarrjet publike, përkundër që tek këto të fundit në vitin 2021 janë marrë disa veprime përmirësuese të cilat kanë reflektuar progres. Gjithashtu, sipas saj, edhe kontrollet e brendshme është e nevojshme të përmirësohen që të jenë më efektive dhe efikase në zhvillimin e proceseve të menaxhimit financiar.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në fjalën e saj ka theksuar se ka një trend pozitiv të zbatimit të rekomandimeve, por pavarësisht progresit të arritur gjatë vitit 2021, zbatimi i tyre ende nuk është në nivelin e duhur. Megjithatë ka thënë se përpjekjet e koordinuara të ZKA-së dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për rritjen e përgjegjësisë së drejtuesve të institucioneve të audituara kanë filluar të japin efekte pozitive.

“Aktualisht është rritur përqindja e rekomandimeve të zbatuara nga 45% sa ishte në vitin 2019, në 50% për vitin 2020. Sidoqoftë, ky nivel është jo i kënaqshëm, prandaj përmirësimi i mëtejshëm në këtë fushë, kërkon përkushtim më të madh të vendimmarrësve”, është shprehur Spanca.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 31/08/2022 31/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?