KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
Siguri

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste

Kosova News
Kosova News 10:20 -10/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare po vazhdon të jetë një shqetësim për sigurinë publike në Kosovë. Vetëm gjatë fundjavës, Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të të shtënave në ahengje, me armë dhe gëzhoja të konfiskuara, ndërsa në disa raste plumbat kanë përfunduar pranë qytetarëve, në vetura dhe madje edhe brenda shtëpive.

Në Podujevë janë raportuar disa raste të ndara më 9 gusht, ku policia ka ndërhyrë pas të shtënave me armë gjatë ahengjeve familjare.

Në rastin e parë, rreth orës 18:50, është arrestuar një person i dyshuar pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, e cila dyshohet se është përdorur në rast, gjashtë gëzhoja dhe 20 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

Vetëm pak orë më vonë, rreth orës 21:50, pas disa të shtënave gjatë një tjetër ahengu familjar në Podujevë, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe gjashtë gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar me urdhër të prokurorit.

Në një rast tjetër, rreth orës 22:00, pas të shtënave gjatë një ahengu familjar, nga një i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe katër gëzhoja. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Podujevë, në një rast të tretë të raportuar në të njëjtën kohë, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 12 gëzhoja. Edhe ky rast po hetohet në procedurë të rregullt.

Një nga rastet më serioze është regjistruar në Podujevë rreth orës 22:15, ku dy persona kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre janë rrezikuar pasi pranë tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Sipas policisë, predhat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi në lagje ku po zhvillohej një aheng familjar.

Policia ka arrestuar personin përgjegjës të familjes, ndërsa gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Arma nuk është gjetur, ndërsa i dyshuari ka mohuar se ka shtënë me armë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti mbetet nën hetime.

Të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar janë raportuar edhe në Ferizaj, rreth orës 00:44 të 9 gushtit. Një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Nga ai është sekuestruar një pistoletë me gaz, ndërsa rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

Pasojat e të shtënave nuk janë kufizuar vetëm brenda ahengjeve. Në Skenderaj, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij është dëmtuar dhe dyshohet se është goditur nga një plumb. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Një rast edhe më shqetësues është raportuar po në Skenderaj, më 9 gusht rreth orës 22:30. Një qytetar ka njoftuar policinë se nga një drejtim i panjohur, një plumb ka depërtuar përmes çatisë dhe ka përfunduar brenda shtëpisë së tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë që dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47. Edhe në këtë rast nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar prej nga është qëlluar.

Rastet e fundit tregojnë se të shtënat festive nuk mbeten domosdoshmërisht vetëm brenda ambienteve ku zhvillohet ahengu. Plumbat e shkrepur në ajër mund të përfundojnë në hapësira ku ndodhen qytetarë, në automjete apo në shtëpi, duke krijuar rrezik serioz për jetën dhe pronën.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka apeluar që armët të mos përdoren në ahengje familjare, madje edhe ka mbajtur fushata “Festo me zemër jo me armë”, megjithatë përdorimi i armeve mbetet shqetësim për komunitetin.

Gjithashtu lexoni:

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Kosova News 10/08/2026 10/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?