KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
Lajme

Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Kosova News
Kosova News 09:50 -09/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së, gjatë orëve të pasdites, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat ku do të ketë reshje, temperaturat mund të pësojnë ulje të përkohshme.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar dhe shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë. Gjatë zhvillimit të stuhive, sipas IHMK-së, mund të ketë hove të përkohshme të erës me intensitet më të fuqishëm.

IHMK-ja vlerëson se kushtet biometeorologjike do të vazhdojnë të jenë të pafavorshme për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit të lartë të rrezatimit ultravjollcë (UV).

Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen që të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, IHMK-ja thotë se mungesa e reshjeve të shpërndara në mënyrë uniforme do të vazhdojë të favorizojë deficitin e lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës.

Reshjet lokale, sipas institutit, nuk pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e bilancit ujor për kulturat bujqësore.

Për këtë arsye, fermerëve u rekomandohet të vazhdojnë ujitjen në përputhje me nevojat e kulturave, si dhe të planifikojnë punimet agroteknike jashtë intervalit të temperaturave maksimale.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Kosova News 09/08/2026 09/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?