KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
Lajme

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit

Kosova News
Kosova News 19:13 -29/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që ta dënojnë siç ka thënë gjuhen shoviniste, revizioniste dhe nxitëse të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe të kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në një postim në Facebook Haxhiu ka thënë se derisa qytetarët e Kosovës ende presin zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, “Vuçiqi dhe Bërnabiqi, vazhdojnë me deklarata që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe ripërtërijnë pretendimet e Serbisë ndaj territorit tonë”.

Këto deklarata sipas Haxhiut janë vazhdim i gjuhës së mohimit, urrejtjes dhe propagandës mbi të cilën siç ka thënë ajo, u ngrit politika shoviniste dhe ekspansioniste e regjimit të Millosheviqit.

“I bëjmë thirrje SHBA-ve dhe BE-së, që ta dënojnë qartë këtë gjuhë shoviniste, revizioniste dhe nxitëse. Pretendimet territoriale ndaj një shteti fqinj dhe retorika që përsërit narrativat e regjimit të Millosheviqit nuk kanë vend në Evropën e shekullit XXI dhe nuk duhet të trajtohen si deklarata të zakonshme politike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se Serbia nuk mund të pretendojë se është e përkushtuar ndaj paqes dhe normalizimit, ndërsa nuk hap arkivat për personat e zhdukur, nuk bashkëpunon për zbardhjen e krimeve të luftës dhe vazhdon ta trajtojë Kosovën si territor të vetin.

Sipas Haxhiut përballja me të kaluarën dhe respektimi i sovranitetit të shteteve fqinje janë kushte themelore për paqe të qëndrueshme në rajon.

 “Faktet janë të pakontestueshme. Republika e Kosovës është shtet i pavarur që nga 17 shkurti 2008. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kosova është njohur nga 121 shtete, është anëtare e dhjetëra organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë dhe vazhdon ta forcojë pozitën e saj ndërkombëtare. Ky realitet nuk zhbëhet me deklarata politike”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, i ndërtuar mbi vullnetin e qytetarëve të saj dhe i orientuar drejt integrimit euroatlantik.

“As Vuçiqi, as Bërnabiqi dhe asnjë ideologji e dështuar e së kaluarës nuk mund ta zhbëjnë këtë realitet”, ka shkruar Haxhiu.

Bashkimi Evropian të mërkurën ka bërë thirrje që të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, kur është pyetur për deklaratat e fundit që kanë dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrja serbe Snezhana Paunoviq.

Ditë më parë Vuçiq u tha oficerëve të rinj në Serbi që të jenë të gatshëm për mbrojtjen e asaj që e quajti “toktë të shenjtë të Serbisë”, duke aluduar në Kosovën. E para tij, javë më parë ministrja Paunoviq tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën.

“Vetëm nëpërmjet dialogut, mund të arrihet përparim në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk ndihmojnë në këtë objektiv, duhet të shmangen. Përparimi në dialog në mes të Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për përparimin e cilësdo palë për rrugën e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së.

Po të mërkurën kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Bërnabiq, ka reaguar ndaj deklaratës së një deputeti i cili, gjatë seancës Kosovës iu referua si vend fqinj.

“Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë. Krahinë autonome, Krahinë Autonome e Kosovës. Këta nuk janë fqinjët tanë. Ky mund të jetë qëndrimi juaj dhe qartazi është qëndrimi juaj, prandaj nuk ju ndërpreva, por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. Faleminderit.”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë

Kosova News 29/07/2026 29/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë
18:14 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?