KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova kërkon të mos mbetet peng i dialogut me Serbinë në rrugën drejt BE-së
Politikë

Kosova kërkon të mos mbetet peng i dialogut me Serbinë në rrugën drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 15:31 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Kosova nuk po qëndron në vend pas aplikimit për anëtarësim në BE, por po përgatitet për hapat e ardhshëm të procesit integrues.

Në një intervistë në “Përballje Podcast” Zulfaj tha se aplikimi ka qenë hapi i parë i domosdoshëm, pavarësisht kritikave se Kosova mund të jetë ngutur.

“Kosova nuk po rri në vend. Në mandatin e parë ne e kemi bërë aplikimin. Kishte shumë zëra që thoshin se nuk duhet të aplikohej, se Kosova është ngutur, mirëpo nuk mund të pranohesh në Bashkimin Evropian pa aplikuar”, deklaroi Zulfaj.

Ai pranoi se Kosova ka sfidë shtesë për shkak të pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, duke shtuar se për këtë nevojitet “përpjekje e dyfishtë”.

Zulfaj bëri të ditur se institucionet do të fillojnë përgatitjen e përgjigjeve për pyetësorin e Komisionit Evropian edhe para se ai të dërgohet zyrtarisht nga Brukseli.

“Ne do të fillojmë shumë shpejt përgjigjet ndaj pyetësorit, ende pa na ardhur nga Komisioni Evropian. Pse duhet t’i vonojmë pastaj katër muaj përgjigjet?”, tha ai.

Sipas tij, pyetësori është proces voluminoz, me mijëra faqe përgjigje që duhet të përgatiten nga institucionet e Kosovës.

Zulfaj tha se Kosova synon të kursejë kohë edhe në procesin e “screening”, duke u përgatitur paraprakisht dhe duke marrë përvojë nga Shqipëria.

“Gjatë përgjigjes së pyetësorit do ta kemi këtë në mendje, ashtu që të kursejmë dy-tri vite kohë në procesin e screening”, u shpreh ai.

Ai tregoi se ka zhvilluar takime në Tiranë me kryenegociatoren e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, për të marrë përvojat e Shqipërisë në procesin negociues me BE-në.

Kryenegociatori tha se Kosova po punon edhe me pesë vendet mosnjohëse, ndërsa theksoi se ka aleatë të mjaftueshëm brenda BE-së.

“Mendoj që kemi aleatë të mjaftueshëm. Vendet e mëdha, sikurse Franca, Gjermania dhe Italia, kanë mbështetje, sepse e kanë shfaqur zgjerimin si prioritet strategjik”, deklaroi Zulfaj.

Ai shtoi se Kosova ka kërkuar të vlerësohet në bazë të meritave të saj dhe të mos mbahet peng nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

“Ne kemi kërkuar që të vlerësohemi në meritën tonë dhe të mos na mbajë prapa mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim”, tha ai.

Në fund, Zulfaj theksoi se anëtarësimi në BE nuk është vetëm proces politik, por lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për ne kuptohet si përmirësim i mirëqenies, i kualitetit të jetës, përmirësim i kualitetit të ajrit, ujë i pastër, energji e qëndrueshme, transport publik funksional, paga të mira dhe mirëqenie në Kosovë”, përfundoi Zulfaj.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

Fabrika e qumështit “VITA” s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë

Osmani për 4 korrikun: Amerika veproi kur na shpëtoi jetën, është koha edhe ne të veprojmë me vendosmëri

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sat
26 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

Në Obiliq nis asfaltimi i segmentit 450 metra
18:00 -04/07/2026
Aksident në Pejë, vetura përplaset me motoçiklistin
17:01 -04/07/2026
Ibrahimoviq shpërthen ndaj Ronaldos
16:10 -04/07/2026
Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara
16:08 -04/07/2026
Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre
16:04 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?