KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit
Politikë

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Kosova News
Kosova News 14:17 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Prishtinë është shënuar të shtunën 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një aktivitet festiv të organizuar nga Shoqata e Miqësisë së Amerikës pranë shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë së Amerikës, Agim Rexhepi, ka thënë se ky aktivitet organizohet në emër të respektit dhe dashurisë së qytetarëve shqiptarë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në emrin e miliona qytetarëve shqiptarë që kanë respekt dhe dashuri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ky vend, i urojmë 4 Korrikun, njëkohësisht këtë jubile të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shoqata e Miqësisë së Amerikës e ka këtë aktivitet, e kemi bërë në koordinim me këto institucione, mirëpo njëkohësisht duke informuar institucionet shumë të larta edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga këtu, fotografitë do t’i dërgojmë përfaqësuesve, liderëve shumë të lartë amerikanë”, ka thënë Rexhepi për EO.

Ai ka vlerësuar rolin e ish-presidentëve amerikanë George H. W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe presidentit Trump në zhvillimet historike të Kosovës, duke thënë se vendimet e tyre kanë qenë vendimtare për fatin e vendit.

“Mirëpo çka është më e rëndësishmja, falë presidentit Bush të vjetër që e vendosi vijën e kuqe, shpëtuam pa ndodh shumë serbrenica në Kosovë. Falë presidentit Clinton u intervenua në Kosovë nga forcat e NATO-s. Elementi tjetër, presidenti Bush i riu, pa lënë pa konsultim me organet e veta, me këshilltarët e tij edhe aleatët e tjerë, në Tiranë deklaroi ‘Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur’. Kështu gjej rastin edhe sot që po, presidenti Trump ka bërë veprime të jashtëzakonshme deri më sot për Kosovën dhe shqiptarët. Edhe ai e lejoi shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës derisa komplet Evropa ishte kundër. E bëri veprimin e tjetër edhe më të madh, e lejoi futjen e FSK-së nëpërmjet pjesëtarëve të FSK-së, nëpërmjet Iowas në trajnime ose në veprime ndërkombëtare të NATO-s. Domethënë de facto veç jemi pjesë e saj”, tha ai. 

Me rastin e këtij jubileu, Shoqata ka prezantuar edhe një foto-ekspozitë me fotografi ekskluzive të vendosura në korniza dhe të shoqëruara me mesazhe dedikuese.

Po ashtu, qytetarëve iu janë shpërndarë kartolina të plastifikuara të përgatitura për këtë përvjetor, me portretet e ish-presidentëve amerikanë George H. W. Bush, Bill Clinton dhe George W. Bush.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Gardës së Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Operative, Njësisë Intervenuese, Njësisë Speciale K9, zjarrfikësve dhe Qendrës së Mjekësisë Emergjente.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

Kosova kërkon të mos mbetet peng i dialogut me Serbinë në rrugën drejt BE-së

Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

Fabrika e qumështit “VITA” s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë

Osmani për 4 korrikun: Amerika veproi kur na shpëtoi jetën, është koha edhe ne të veprojmë me vendosmëri

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sat
26 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

Van Dijk te Milani? Liverpooli jep përgjigje për të ardhmen e yllit holandez
15:49 -04/07/2026
Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj
15:44 -04/07/2026
Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore
15:39 -04/07/2026
Kosova kërkon të mos mbetet peng i dialogut me Serbinë në rrugën drejt BE-së
15:31 -04/07/2026
Ukraina e “shkund” Rusinë, godet terminalin e naftës në Shën Petersburg
15:01 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?